Lajmet

Hakerët vjedhin 49 milionë dollarë nga një bursë kriptomonedhash

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Nëntor 2019
0
Vjedhja e bursave të kriptomonedhave është shndërruar një biznes mjaft fitimprurës për hakerët. Hakerët vjedhin 49 milionë dollarë nga një bursë kriptomonedhash

Bursa Koreano-Jugore Upbit konfirmoi vjedhjen e 342,000 kriptomonedhave ether (ethereum) ditën e Mërkure me vlerë 49 milionë dollarë.

CEO i kompanisë dha lajmin përmes një postimi në blog ku tha se një haker i panjohur ka transferuar ether nga portofoli i Upbit në portofolin e tij në orët e vona të mbrëmjes më 27 Nëntor.

Në reagim të vjedhjes, Upbit ndaloi të gjitha depozitat dhe tërheqjet për dy javë. Kompania tha se do të mbulojë dëmet me asetet e saj. Nëse dëshironi të mësoni sesi 49 milionë dollarë u zhvendosën për një tarifë prej 3 dollarësh, transaksionin mund ta shikoni në këtë lidhje.

Vjedhja e bursave të kriptomonedhave është shndërruar një biznes mjaft fitimprurës për hakerët. Këta të fundit vodhën 40 milionë dollarë nga Binance, 32 milionë dollarë nga Bitpoint dhe 4.2 milionë dollarë nga Bitrue në disa incidente.

Kompania e inteligjencës së kriptomonedhave CipherTrace tha se në Korrik ishin vjedhur kriptomonedha me vlerë 4.26 miliardë dollarë deri në atë moment të 2019. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Skaneri ultrasonik i Galaxy S10 "mundet" nga një këllëf prej silikoni

Lajmet e fundit>