Siguri

Hakerët gjejnë një vrimë të re në Internet Explorer

Publikuar , 03 Nëntor 2010
0
Hakerët gjejnë një vrimë të re në Internet Explorer

Microsoft dhe të tjerët kanë konfirmuar se sulmet janë duke qarkulluar me të madhe, në rend të parë duke vënë në cak IE6, që është shfletuesi i vjetër nëntë vjet i Microsoft, të cilin e njëjta kompani po tenton ta vret që më shumë se 1 vit. “Deri më tani sulmet, kanë kërkuar vetëm IE6 dhe nuk duket të jenë të suksesshme ndaj IE8” thanë Andrew ROths, Jonathan Ness dhe Chengyun Chu, tre inxhinierë që punojnë në ekipin Microsoft Security Response Center.

Hakerët përmes vrimës mund të marrin përsipër kontrollin e kompjuterit të viktimës nëse ai viziton një ueb faqe të dëmshme, duke mundësuar kështu sulme klasike që vazhdimisht mund të komandojnë makinën, që përmban një version me lëshime të IE.

Megjithëse IE8 ka lëshimin, ai është imun ndaj raundit të tanishëm të sulmeve sepse ka një veçori mbrojtëse të quajtur DEP (Data Execution Prevention), përbrenda Windows, dhe që përkrahet nga ASLR (Address Space Layout Randomization) që është dizajnuar për të bllokuar sulme apo për të shtyrë hakerin që së paku të punojë më shumë.

Symantec, ka thënë se ka parë shenjat e par të lëshimit kur ka vërejtur spam që është dërguar tek individ të caktuar brenda disa organizatave. Mesazhet kanë pasur një paralajmërim për rezervim të një hoteli dhe kur klikohej një link specifik atëherë Hakerët përfitonin qasje dhe ngarkonin përmbajtje tek përdoruesi pa dijenin e tij.

Symantec ka thënë se ka raportuar vrimën tek Microsoft dhe është dal në ndihmë të përdoruesve duke fikur serverin që përmbante faqen që dërgonte spam dhe malware.

Microsoft nuk ka thënë se kur do të arnoj vrimën por ka shtyrë përdoruesit që të mbrojnë vetën duke kaluar në IE9 beta apo duke implementuar zgjidhje alternative. Patch Tuesday i radhës për Microsoft është me 9 nëntor, por nëse nuk ka ndonjë rrezik më të madh, atëherë deri në atë datë nuk do të ketë arnime. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Britania nuk dëshiron të bllokojë pajisjet e rrjeteve 5G të Huawei

Lajmet e fundit>