Siguri

Hakerët Shqiptar sulmojnë ueb faqen e Organizatës Turistike të Kragujevcit

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Hakerët Shqiptar sulmojnë ueb faqen e Organizatës Turistike të Kragujevcit

Drejtoresha e Organizatës Jamsina Milenkoviç ka konfirmuar për agjencionin serb Beta se faqja është sulmuar në mesditën e ditës së sotme. “Në bazë të imazheve dhe mbishkrimit mund të konkludohet se bëhet fjalë për hakera shqiptarë” ka thënë ajo për agjencionin Beta.

Në ueb faqen e sulmuar sot, të Organizatës Turistike të Kragujevcit gtokg.org.rs është vendosur flamuri i Shqipërisë që në sfond kishte disa shtëpi, dhe nën të ishte vendosur mbishkrimi “Hacked by UAH-Crew” – Hackeri-AL-LoocK3D.

Pas një periudhe ueb faqja është kthyer në funksion dhe tani funksionon normalisht.

LEXO EDHE:  Google do të fshijë automatikisht historikun e kërkimit dhe vendndodhjes

Lajmet e fundit>