Lajmet

Hakeri adoleshent merr 60 000$ nga Google

Oct 11 2012
0 Shpërndarje
Hakeri adoleshent merr 60 000$ nga Google

Një haker adoleshent, që përdor emrin “Pinkie Pie” do të marre 60,000$ nga Google, si shpërblim që ka gjetur dobësinë e parë të Chrome në konferencën Hack in the Box gjatë ditës së mërkurë.

Problemi u gjet para përfundimit të afatit të përcaktuar nga Google. Para se të jepte çmimin, Google ka verifikuar problemin dhe ka deklaruar se ai ekzistonte vërtet. Detajet e tjera janë postuar në blogun e kompanisë me paragrafin e mëposhtëm:

[$60,000][154983][154987] Critical CVE-2011-2358: SVG use-after-free and IPC arbitrary file write. Credit to Pinkie Pie.

Google ka në dizpoziocion një fond të veçantë për hakerat që zbulojnë dobësitë mbi sigurinë

Google ka planifikuar një total prej 2 milionë $ si shpërblim për hakerat që gjejnë dobësi mbi sigurinë e Chrome.

60 000$ është çmimi për ata që gjejnë të plota dobësitë e shfletuesit, 50 000$ për ato të pjesshme, 40 000$ për dobësi jashtë Chrome-t ku përfshihen problemet me Flash, Windows apo drajvera që mund t’u sjellin probleme përdoruesve. Këto çmime po jepen me qëllimin e “përmirësimit të uebit në përgjithësi”.

Gjithashtu, është hera e dytë që “Pinkie Pie” fiton çmimin e parë. Hakeri fitoi 60 000$ në mars në eventin “Pwnium competition” duke gjetur probleme me “sandbox”-in e Chrome.

Ai përdor vetëm emrin “Pinkie Pie”, pasi punëdhënësi i tij nuk e aprovon shfaqjen e identitetit të tij të plotë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Çekia fajëson Rusinë për sulme kibernetike

Lajmet e fundit>