Lajmet

Hakeri Britanik dhe heroi i WannaCry i shpëton burgut

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Korrik 2019
0
Ai u shpall hero sepse kishte zbuluar një metodë për të parandaluar përhapjen e WannaCry. Tre muaj më pas u arrestua nga FBI-ja ndërsa po hipte në avion për tu rikthyer në Britani. Hakeri Britanik dhe heroi i WannaCry i shpëton burgut

Hakeri kompjuterik Britanik i cili ndihmoi në parandalimin e sulmit kibernetik ndaj NHS (Sistemi Britanik të Shëndetësisë) i shpëtoi burgut në SHBA.

Në Prill 25 vjeçari Marcus Hutchins u shpall fajtor për dy akuza, të krijimit të maluerëve.

Prokurorët thanë se këto maluerë kanë ndihmuar kriminelët kibernetike të vjedhin detaje bankare nga përdoruesit e internetit.

Hutchins pranoi krijimin e dy programeve të njohura si Kronos dhe UPAS Kit. Që nga 2017 kur u arrestua, Hutchins ishte i lirë me kusht gjatë hetimeve.

Gjykata Amerikane vendosi që Hutchins që qëndron 1 vit nën mbikëqyrjes. Ai rrezikon një dënim maksimal prej 10 vitesh në burg.

Prokurorët thanë se Hutchins, i njohur online si MalwareTech, nuk ndërtonte më maluerë. Ai kishte krijuar Kronos dhe UPAS Kit gjatë periudhës 2012-2015 por më pas kaloi drejt hakimit etik dhe hulumtimit në sigurisë kibernetike.

Ai u shpall hero sepse kishte zbuluar një metodë për të parandaluar përhapjen e WannaCry. Tre muaj më pas u arrestua nga FBI-ja ndërsa po hipte në avion për tu rikthyer në Britani.

Hutchins kishte marrë pjesë në konferencën e sigurisë kibernetike Def Con. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple padit kompaninë e cila shiste iPhone virtualë

Tags >

WannaCry
Lajmet e fundit>