Siguri

Hakeri do të demonstrojë sulme ndaj ATM-ve

Publikuar , 07 Maj 2010
0
Hakeri do të demonstrojë sulme ndaj ATM-ve

Barnaby Jack ishte gati që të fillojë fjalimin e tij të quajtur “Jackpotting Automated Teller Machines” në Black Hat USA 2009.

Fjalimi i tij më pas u shtyrë, por tani ai duket se është gati për ta bërë atë një vit më vonë në konferencën Black Hat Las Vegas, që do të mbahet në korrik të këtij viti.

“Ana interesante është se ka pasur një vit tjetër shtesë në hulumtimin tim për sulmet në ATM, dhe unë jam i armatosur me një çantë të mbushur me trika” tha Jack.

“Gjithmonë më ka pëlqyer skena nga Terminator 2 ku John Connor i afrohet një ATM-je, futet në Atari-në e tij tek lexuesit i kartelës dhe merr të holla nga makina. Mendojë se kam të njëjtat veçori me at fëmijë”

Shumica e sulmeve në ATM përfshijnë përdorimin e mashtruesve të kartelave apo vjedhjen fizike të vet makinave. Sulme specifike të vendosjes së softuerit janë të rralla.

“Vitin e kaluar, ka pasur një ATM: këtë vit, unë do të dyfishoj gjërat dhe do të sjellë dy modele të reja ATM prej dy prodhuesve të mëdhenj” premtoi Jack.

“Do të demonstrojë sulmet lokale dhe ato prej së largu, dhe do të shpalosi një multi-platformë për një ATM Rootkit. Në fund, do të diskutojë për mekanizmat mbrojtës që prodhuesit e ATM-ve mund të implementojnë për tu ruajtur ashtu si duhet nga këto sulme”.

Të mos harrojmë se ATM janë pika prej të cilave gjatë jetës suaj të përditshme i hasni kudo dhe përmes kartelës suaj të bankës tërhiqni të holla kesh prej tyre.

LEXO EDHE:  Defekte të reja sigurie mund të prekin të gjitha versionet e Windows, miliona përdorues në rrezik

Lajmet e fundit>