Lajmet

“Hakeri” i Apple kërcënonte me fshirjen e 250 milionë llogarive iCloud në këmbim të 100,000 dollarë karta dhuratë në iTunes

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Dhjetor 2019
0
U zbulua se Albayrak nuk ishte ai hakeri që kërkesat e tij të krijonin përshtypje. Nga hetimet u mësua se nuk kishte pasur akses në asnjë llogari iCloud. “Hakeri” i Apple kërcënonte me fshirjen e 250 milionë llogarive iCloud në këmbim të 100,000 dollarë karta dhuratë në iTunes

Një kriminel kibernetik, i cili pretendonte se ishte anëtar i grupit të hakerëve “Turkish Crime Family” kishte tentuar të shantazhonte Apple me fshirjen e qindra miliona llogarive.

Kerem Albayrak u dënuar më 20 Dhjetor nga Gjykata e Southwark e Londrës pasi u shpall fajtor.

Albayrak, i cili banonte në Londrën Veriore, u soll në vëmendjen e Njësisë Britanike të Krimit Kibernetik pasi kontaktoi me Apple në 12 Mars 2017.

Ai pretendonte se kishte akses në miliona llogari iCloud dhe kishte kërcënuar Apple me fshirjen e tyre. Ai kishte thënë se do të resetonte 250 milionë llogari iCloud.

Apple menjëherë kontaktoi me autoritetet Britanike ku menjëherë nisën një hetim. Albayrak kishte kërcënuar edhe me shitjen e dabatazës që pretendonte se e posedonte online nëse Apple nuk paguante.

Ai kërkoi 75,000 dollarë në kriptomonedha ose 100,000 dollarë dhurata nga iTunes për të mos i fshirë llogaritë.

Në fakt ai kishte thënë se ka kërkuar 75,000 dollarë për person ndërsa grupi i hakerëve kishte shtatë anëtarë.

Madje ka publikuar edhe një video që tregonte sesi fitonte akses mbi llogaritë por duke mos fshehur mirë gjurmët online, çoi në arrestimin e tij më 28 Mars 2017 nga autoritetet.

U zbulua se Albayrak nuk ishte ai hakeri që kërkesat e tij të krijonin përshtypje. Nga hetimet u mësua se nuk kishte pasur akses në asnjë llogari iCloud.

Sot vuan dënimin prej 2 vite burg dhe 300 orë shërbime pune pa pagesë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Si mund ta masim ekonominë dixhitale?