Harduer

Hakeri kthen Microsoft Kinect në një 3D kamerë

Publikuar , 15 Nëntor 2010
0
Hakeri kthen Microsoft Kinect në një 3D kamerë

Të dhënat prej dy kamerave – një që ofron video transmetim fotografik dhe tjetra që ofron thellësinë e video transmetimit – bashkohen për të krijuar një 3D model të dhomës dhe të çdo gjë që është në të.

Kreylos thekson se ai është bazuar në punën e Hector Martin – marcan42. “Nuk kam përdorur asnjë rresht të kodit të tij, por “magjitë” që duhet të dërgohen tek Kinect vënë në funksion kamerën dhe fillojnë transmetimin” shton ai. “Këto magji janë esenciale, për shkak se unë vet nuk kam një Xbox, kështu që nuk kam arritur të nuhas USB protokollin”.

Kreylos shkroi vet kodin e rikonstruktimit 3D prej zeros në C++, duke përdorur veglat e tija Vrui VR për menaxhim 3D të përpunimit dhe ndërveprimit. Ai ishte në gjendje të mas dhe të rikonstruktojë objektet dhe të shfaq në mënyrë të saktë raportet mes dimensioneve të tyre në ambientin real.

Projekti i radhës sipas tij do të jetë bashkëveprimi i imazheve reale dhe atyre të krijuara me kompjuter në një vend të vetëm, duke krijuar në këtë mënyrë një agumentet realit. Shikoni më poshtë dy video rreth projektit, ndërsa informatat tjera do të publikohen më vonë. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Huawei është gati nëse SHBA i ndalojnë përdorimin e Android dhe Windows

Lajmet e fundit>