Lajmet

Hakimi i Adobe ka cënuar të dhënat e 38 milion përdoruesve

Publikuar , 31 Tetor 2013
0
Hakimi i Adobe ka cënuar të dhënat e 38 milion përdoruesve

Adobe_BreachNë fillim të muajit tetor Adobe njoftoi se nga një sulm i jashtëm u cënuan të dhënat e 2.9 milion klientëve.

Sipas raportimit të agjensicë së lajmve teknologjike Naked Security, sulmi paska qenë më i thellë se kaq pasi në të vërtetë janë aksesuar të dhënat e 38 milion përdoruesve.

Heather Edell, një prej përfaqësuesve të Adobe, është shprehur: “Deri tani hetimet kanë konfirmuar se sulmuesit kanë mundur të kenë akses ndaj ID-ve të Adobe dhe fjalëkalimeve të enkriptuara të 38 milion përdoruesve aktivë.”

Në fillim kompania mendonte se sulmuesit kishin aksesuar kodin burim të produkteve Adobe Reader, Acrobat dhe Cold Fusion. Sipas të dhënave më të fundit rezulton se është aksesuar dhe një pjesë e kodit burim të softuerit Photoshop.

Adobe ka hapur një faqe këshilluese për përdoruesit e prekur nga sulmi, ku jep udhëzimet për të ndryshimin e fjalëkalimeve.

Kompania këshillon përdoruesit që mos të ndryshojnë vetëm fjalëkalimet për produktet e Adobe, por edhe për faqet e tjera ku ata kanë përdorur të njejtin fjalëkalim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Prezantohet çipi kompjuterik më i madh në botë

Lajmet e fundit>