Lajmet

Hakimi i partive opozitare me spyware Pegasus trondit skenën politike në Poloni

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Dhjetor 2021
Kompromentimet u gjetën nga Citizen Lab, një grup hulumtuesish në Universitetin e Toronto dhe që ka studiuar vazhdimisht përdorimin e Pegasus. Hakimi i partive opozitare me spyware Pegasus trondit skenën politike në Poloni

Disa anëtarë të grupeve politike opozitare në Poloni kanë gjetur mjaftueshëm prova se janë hakuar përmes spyware Pegasus duke ngritur alarmin në lidhje me përdorin e softuerit nga qeveria Polake.

Rasti më alarmues ishte ajo e liderit të partisë më të madhe opozitare Krzysztof Brejza, telefoni i të cilit ishte kompromentuar 33 herë gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të 2019-ës.

Gjatë fushatës media shtetërore Polake kishte publikuar mesazhe me tekst marrë nga telefoni i Brejza përmes spyware për të dëmtuar imazhin e tij publik.

Kompromentimet u gjetën nga Citizen Lab, një grup hulumtuesish në Universitetin e Toronto dhe që ka studiuar vazhdimisht përdorimin e Pegasus.

Në rastin e Polonisë, Citizen Lab gjeti se telefoni i avokatit që përfaqësonte grupet opozitare dhe të prokurorit të çështjes ishin hakuar përmes Pegasus.

Megjithatë qeveria Polake ka mohuar akuzat. Ende skandali pritet të ketë pasoja të rënda për Poloninë dhe ftohjen e fundit të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera e Bitcoin ra nën 23 mijë dollarë