Lajmet

Hakimi i Staples, ekspozohen të dhënat e 1.2 milion kartave të kreditit

Publikuar , 20 Dhjetor 2014
0
Hakimi i Staples, ekspozohen të dhënat e 1.2 milion kartave të kreditit

> on May 20, 2014 in Chicago, Illinois.Pas një pritjeje dy mujore kompania Staples ka lajmëruar të premten në mbrëmje se hakerët janë futur në kompjuterët e tyre duke shkaktuar kështu vjedhjen e të dhënave lidhur me kartat e kreditit dhe debitit të 1.16 milion blerësve dhe janë ekspozuar të dhënat e 1.2 milion kartave të kreditit.

Ky ka qenë lajmërimi i parë nga kjo kompani pas sulmit nga hakerët në tetor. Duke qenë se shitjet e pushimeve të fundvitit po afrojnë, Stapples nxori këto të dhëna për të informuar të gjithë klientët e tij.

Shkelja nga hakerët ka ndikuar te ata klientë të cilët kanë kryer blerje në disa dyqane të Staples midis datave 20 korrik dhe 16 shtator të këtij viti. Përgjegjësit e këtij krimi kibernetik në këto momente zotërojnë emrat e klientëve, numrat e kartave, datat e tyre të skadimit si dhe kodet verifikuese të këtyre kartave.

Një faqe interneti është krijuar me qëllimin kryesor të informimit të çdo të interesuari lidhur me dyqanet e prekura nga ky sulm. Dëmet e shkaktuara kundrejt klientëve të Staples do të jenë minimale duke qenë se bankat i kanë mbrojtur ato nga mashtrimet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët Kinezë thyejnë sistemet e 10 kompanive globale të telekomunikacionit

Tags >

haker
Lajmet e fundit>