Lajmet

Hakohen Twitter dhe YouTube të ushtrisë Britanike për të promovuar mashtrime me kriptomonedha

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Korrik 2022
Siç duket hakimi ishte pjesë e një fushate e cila shfrytëzonte popullaritetin e The Possessed. Hakohen Twitter dhe YouTube të ushtrisë Britanike për të promovuar mashtrime me kriptomonedha

Ushtria Britanike po heton një hakim të llogarive zyrtare në Twitter dhe YouTube. Të dy llogaritë u hakuan për të postuar dy mashtrime të ndryshme në kriptomonedha.

Edhe pse llogaritë tashmë janë marrë nën kontroll, konkretisht llogaria në Twitter e ushtrisë u ndryshuar për tu dukur si një faqe e The Possessed, një projekt që përfshin koleksione prej 10 mijë NFT të animuara.

Llogaria më pas postoi disa lidhje që të drejtonin tek një uebsaj i rremë. Siç duket hakimi ishte pjesë e një fushate e cila shfrytëzonte popullaritetin e The Possessed.

Faqja zyrtare e projektit The Possessed paralajmëroi ndjekësit e saj se një llogari tjetër e verifikuar ishte hakuar për të promovuar mashtrimin me NFT.

Në YouTube llogaria e ushtrisë u modifikua për tu dukur si një faqe e Ark Invest. U postuan disa video të Elon Musk, Jack Dorsey dhe CEO së Ark Katie Wood duke diskutuar për kriptomonedhat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Celsius ju detyrohet 4.7 miliardë dollarë përdoruesve po nuk ka me çfarë i paguan

Tags >

Crypto