Lajmet

Hakohet Adobe, aksesohet kodi burim i produktit dhe të dhënat e 2.9 milion klientëve

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
Hakohet Adobe, aksesohet kodi burim i produktit dhe të dhënat e 2.9 milion klientëve

AdobeeeAdobe ka njoftuar se një prej serverave të kompanisë është hakuar. Ndërkohë që hetimet rreth këtij sulmi të dëmshëm vazhdojnë, Adobe ka menduar të publikojë çfarë mendohet të jetë aksesuar deri tani.

Fatkeqësisht bëhet fjalë për një sasi të madhe të dhënash të rëndësishme. Hakerat kanë mundur të aksesojnë të dhënat e enkriptuara të 2.9 milion klientëve, por Adobe ka theksuar se të dhënat janë të siguruara dhe “nuk besojnë se sulmuesit kanë deshifruar numrat e kartave të kreditit ose debitit”.

Megjithatë të enkriptuara ose jo këto të dhëna nuk duhet të jenë në duar të sulmuesve.

Ndërkohë hakerat kanë mundur të aksesojnë dhe kodin burim të të paktën tre produkteve të Adobe: Acrobat, ColdFusion dhe ColdFusion Builder.

Përveç problemeve dhe ndërlikimeve të biznesit në këtë rast kemi të bëjmë me një rrezik potencial të sigurisë. Në momentin e disponimit të kodit burim është shumë më e thjeshtë që të modifikohen ato pjesë të kodit përgjegjëse për sigurinë duke mundësuar krijimin e “portave” që ekspozojnë vazhdimisht informacione të vlefshme.

Duke marrë parasysh se Adobe Acrobat është instaluar nga miliona përdorues si lexues i dokumenteve në format PDF mund të themi se sulmi përbën një shqetësim të vërtetë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët sulmojnë politikanët Gjermanë, shpëton Merkel

Lajmet e fundit>