Lajmet

Hakohet bursa Japoneze Zaif, humbet 60 milion dollarë monedha kriptografike

Sep 20 2018
0 Shpërndarje
Kujtojmë bursën Mt.Gox e cila kontrollonte 70% të tregut në 2013-ën përpara se të humbiste 850,000 bitcoin të cilët vlerësoheshin atëherë më 450 milion dollarë. Hakohet bursa Japoneze Zaif, humbet 60 milion dollarë monedha kriptografike

Hakerët kanë vjedhur afro 60 milion dollarë në monedha dixhitale nga një bursë Japoneze, 8 muaj nga sulmi ndaj CoinCheck ku u humbën mëse 500 milion dollarë.

19.6 milion dollarë i përkisnin bursës Zaif dhe në mesin e monedhave të vjedhura janë Bitcoin, Monacoin dhe Bitcoin Cash.

Japonia është “shtëpia” e disa prej entiteteve më të madhe në botë të monedhave kriptografike.

Kujtojmë bursën Mt.Gox e cila kontrollonte 70% të tregut në 2013-ën përpara se të humbiste 850,000 bitcoin të cilët vlerësoheshin atëherë më 450 milion dollarë.

Të paktën 12% e transaksioneve bitcoin kryhen në jenin Japonez.

Zaif konsiderohet nga Coinmarketcap.com si bursa e 35 më e madhe në botë.

Në këto momente që shkruajmë një bitcoin këmbehet me 6,441 dollarë. Që nga fillimi i vitit monedha më e madhe në botë ka humbur gjysmën e vlerës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>