Lajmet

Hakohet krijuesi i njohur i video lojërave, vidhen kodet burimore

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Qershor 2021
Kompania është një prej krijuesve më të mëdhenj një botë të video lojërave me tituj si Battlefield, Star Wars: Jedi Fallen Order, The Sims dhe Titanfall. Hakohet krijuesi i njohur i video lojërave, vidhen kodet burimore

Hakerët kanë vjedhur informacione shumë të vlefshme nga publikuesi i video lojërave Electronic Arts (EA) bëri të ditur kompania.

Sulmuesit kanë arritur të shkarkojnë kodin burimor të lojërave si FIFA 21 dhe motorin Frostbite përdorur në disa lojëra të profilit të lartë.

EA tha se asnjë informacion lojtari nuk është vjedhur. Lajmi u raportua i pari nga Vice me afro 780GB të dhëna të vjedhura.

Kompania është një prej krijuesve më të mëdhenj një botë të video lojërave me tituj si Battlefield, Star Wars: Jedi Fallen Order, The Sims dhe Titanfall.

Me vjedhjen e kodit burimor, hakerët mund ta përdorin për të hakuar pjesë të ndryshme të produkteve. Frostbite që hakerët pretendojnë se kanë kodin burimor, është një mjet i fuqishëm për krijimin e dhjetëra video lojërave nga FIFA tek Battlefield.

Hakerët tashmë mund të krijojnë kode manipuluese dhe hakime të ndryshme për lojërat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njeriu i cili popullarizoi kompjuterin e shtëpisë ndahet nga jeta