Lajmet

Hakohet llogaria e Dua Lipa në Spotify

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2020
0
Spotify reagoi menjëherë duke rikthyer llogaritë në normalitet. Hakohet llogaria e Dua Lipa në Spotify

Llogaritë e disa prej këngëtarëve më të famshëm në botë në Spotify janë hakuar nga një haker i cili postoi mesazhe për Donald Trump dhe Taylor Swift.

Ditën e Mërkure, biografitë e këngëtares me origjinë Shqiptare Dua Lipa dhe artistes Lana Del Rey janë zëvendësuar nga një haker që e quan veten Daniel. Sulmuesi kishte kërkuar njerëzve që ta shtonin si mik në Snapchat dhe kishte shtuar fjalët “Trump 2020.”

Në Twitter përdoruesit kishin postuar imazhe të faqeve të ndryshuara të cilat kanë prekur edhe artistët Future dhe Pop Smoke.

Spotify reagoi menjëherë duke rikthyer llogaritë në normalitet. Spotify ka një produkt të veçantë për muzikantët dhe artistët quajtur Spotify for Artists. Përmes këtij produkti faqet e bandave dhe biografive mirëmbahen.

Kompania nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen dhe sesi ka ndodhur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacionet në iOS dalin jashtë funksioni për fajin e Facebook