Lajmet

Hakohet llogaria e Gizmodos në Twitter

Publikuar , 05 Gusht 2012
0
Hakohet llogaria e Gizmodos në Twitter

Llogaria e Gizmodos në Twitter ishte hakuar të premten nga një grup i quajtur Clan VV3.

Kjo thyerje nuk zgjati shumë, por ishte e mjaftueshme për të postuar porosi raciste dhe ofenduese ndaj 415,000 ndjekësve të llogarisë.

Sulmuesit siç duket fituan qasje në llogarinë e Gizmodos pasi arritën që ta thyenin emailin dhe llogarinë në Twitter të ish-punëtorit Mat Honan.

Gizmodo shpejt rifitoi kontroll të llogarisë. Së pari, faqja fajësoi Honan për cicërimat:

Mirë ajo ishte argëtim! @mat nuk është i besuar me fjalëkalimet e Twitterit. Më tepër informacion do të vijë më vonë.

Kur u bë e qartë që vetë Gizmodo pati faj, Gizmodo i’u kërkoi falje të gjithë ndjekësve të vet:

Për të qenë të qartë, llogaria në Twitter e një ish punëtori të Gizmodos duket të jetë hakuar dhe kjo është se si ato cicërima u paraqitën në @Gizmodo.

Kërkojmë falje për ata që i kanë parë ato cicërima. Dhe tani rikthehemi në programimin tonë të planifikuar.

Në të vërtetë, Gizmodo tashmë është kthyer në cicërimin e gjërave të zakonshme. Ndërsa, fatkeqësisht, llogaria e Honan mbetet ende e plaçkitur. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni i ri i Oppo karikohet në 100% për 30 minuta

Lajmet e fundit>