Lajmet

Hakohet Reuters, publikohen lajme të rrejshme

Publikuar , 04 Gusht 2012
0
Hakohet Reuters, publikohen lajme të rrejshme

Agjensia e lajmeve Reuters tha të premten se një nga Ueb faqet e veta është hakuar dhe është përdorur për të shpërndarë lajme të rrejshme rreth lëvizjes rebele të Sirisë.

Ky është hakimi më i fundit që godet organizatat mediatike që mbulojnë luftën civile në këtë vend.

Thomson Reuters Corp. në një deklaratë tha se platforma blog e këtij agjensioni ishte komprementuar dhe se “ mesazhet e sajuara të blogut i atribuohen rrejshëm disa gazetarëve të Reuters-it”. Faqja që nga ai moment është mbyllur, edhe pse versionet cached të këtyre postimeve ende mund të gjenden online.

Një nga mesazhet pohon se rebelët sirianë kanë siguruar armë kimike nga Libia dhe se po përgatiten t’i fusin këto armë në Siri, përderisa një mesazh tjetër pohon se rebelët po përgatiten të tërhiqen në Turqi pasi kanë pësuar viktima të shumta nga ana e forcave qeveritare të Sirisë.

Të dy këto mesazhe kishin për qëllim propagandën kundër rebelëve, të cilët së fundmi kanë bërë disa avansime të rëndësishme në kampanjën e tyre kundër regjimit të kryetarit Bashar Al Assad.

Deri më tani nuk ka ndonjë indikacion se kush qëndron prapa sulmit të së premtes. Edhe kundërshtarët edhe mbështetësit e qeverisë siriane janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në aktet e sabotazhit elektronik, organizatat mediatike që shihen nga lojalistët e Assad si simpatizues të rebelëve kanë pësuar sulme të vazhdueshme të hakimit.

Një prej tyre ishte edhe Al-Jazeera, ku një prej faqeve të Twitter në gjuhën angleze ishte hakuar nga grupi proqeveritar i njohur me emrin Syrian Electronic Army.

Ky grup së fundmi ka premtuar një valë sulmesh kundër, siç e përshkruajnë ata, Ueb faqeve “të revolucionit të rrejshëm”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei kërkon nga një gjykate Amerikane të anulojë sanksionet

Lajmet e fundit>