Lajmet

Hakohet rrjeti i hotelerive ku bën pjesë edhe Sheraton, ekspozohen 327 milion rekorde klientësh

Nov 30 2018
0 Shpërndarje
Marriot mësoi se qasja e paautorizuar në rrjetin e Starwoods ndodh që nga 2014-ta dhe është zbuluar vetëm së fundi kur një palë e huaj kishte kopjuar informacion të enkriptuar dhe tentuar ta fshinte. Hakohet rrjeti i hotelerive ku bën pjesë edhe Sheraton, ekspozohen 327 milion rekorde klientësh

Starwoods Hotels konfirmoi se databaza e klientëve saj prej 500 milion është vjedhur në një sulm kibernetik.

Në pronësi të Marriot Starwoods është zinxhiri më i madh në botë i hotelerive me 11 marka dhe 1,200 prona në mbarë botën ku përmendim: W Hotels, ST. Regis, Sheraton, Westin, Element dhe shumë të tjerë.

Marriot mësoi se qasja e paautorizuar në rrjetin e Starwoods ndodh që nga 2014-ta dhe është zbuluar vetëm së fundi kur një palë e huaj kishte kopjuar informacion të enkriptuar dhe tentuar ta fshinte.

Nga ky sulm mësohet të jenë ekspozuar të 327 milion rekorde të klientëve si emra, adresa postare, numra telefonikë, datëlindje, gjini, adresa e-mail-i, numra pasaportash, informacione rreth hyrjes dhe daljes nga hoteli, data rezervimi dhe preferenca komunikimi.

Starwoods gjithashtu tha se disa prej rekordeve përmbanin të dhëna të enkriptuara të kartave të kreditit.

Hotelet e Marriot besohet se nuk janë prekur ngaqë ndodheshin në një sistem tjetër ndaras nga blerja e Starwood në 2016-ën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>