Lajmet

Hakohet rrjeti social Facebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Shkurt 2020
0
Llogari në Instagram e gjigantit të medias sociale postoi një imazhe me të njëjtin mesazh që ishte shfaqur edhe në Twitter, mesazh i cili vinte nga grupi i hakimit OurMine. Hakohet rrjeti social Facebook

Llogaritë zyrtare të Facebook në Twitter dhe Instagram u hakuan nga një grup i cili edhe në të kaluarën ka hakuar llogari të HBO, New York Times dhe disa ekipeve të futbollit Amerikan.

Një zëdhënës i kompanisë në rrjetin social Twitter tha se dy llogaritë e Facebook, @facebook dhe @messenger janë hakuar përmes një platforme të një pale të tretë ditën e Premte.

“Sapo u vumë në dijeni ne bllokuam llogaritë e kompromentuar dhe po punojmë me partnerët tanë për ti rikthyer ato,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Llogaria në Instagram e gjigantit të medias sociale postoi një imazh me të njëjtin mesazh që ishte shfaqur edhe në Twitter, mesazh i cili vinte nga grupi i hakimit OurMine.

“Përshëndetje nga OurMine. Edhe Facebook mund të hakohet por siguria e tyre ishte më e mirë sesa e Twitter,” thuhej në mesazh. Grupi u lidh me hakimin e HBO dhe New York Times në 2017. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Industria jep parashikimin për numrin e smartfonëve 5G që do të shiten tre vitet e ardhshme

Lajmet e fundit>