Lajmet

Hakohet Youtube, manipulohen videot më popullore të platformës

Apr 10 2018
0 Shpërndarje
Edhe video të tjera janë manipuluar si këngët e Chris Brown, Shakira, Dj Snake, Selena Gomez, Drake, Katy Perry dhe Taylor Swift. Hakohet Youtube, manipulohen videot më popullore të platformës

Mesa duket Youtube ka rënë viktimë e një hakimi ditën e sotme ndërsa një numër videosh të profilit të lartë janë manipuluar.

Videoja më e shikuar e të gjitha kohërave Luis Fonso dhe Daddy Yankee “Despacito” është shtrembëruar.

Imazhet u zëvendësuan me ato të grupit të hakerave ku shfaqet një bandë me disa armë. Në përshkrim thuhet se hakerat quhen Prosox dhe Kuroi’sh.

Edhe video të tjera janë manipuluar si këngët e Chris Brown, Shakira, Dj Snake, Selena Gomez, Drake, Katy Perry dhe Taylor Swift.

Disa prej tyre ende janë të disponueshme. Të gjitha videot i përkisnin kanaleve Vevo të artistëve.

Ngelet e paqartë sesi hakerët kanë arritur të manipulojnë këto video. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>