Lajmet

Hap dyert StartUp Hub Poland, një mundësi e shkëlqyer për sipërmarrësit e rinj nga Europa

Publikuar , 02 Dhjetor 2014
0
Hap dyert StartUp Hub Poland, një mundësi e shkëlqyer për sipërmarrësit e rinj nga Europa

10464008_703603283046739_3862388437139719756_nJeni të pasionuar pas teknologjisë? Për çdo të pasionuar nga Europa Jug-Lindore, Qendrore dhe Lindore ka tashmë një mundësi të artë dhe ajo është StartUp Hub Poland Warshaw. Janë mbi 3 milion euro, të cilat presin të investohen në Industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, kryesisht në talente të teknologjisë të cilët synojnë ti vënë në zbatim e ti japin jetë ideve të tyre.

Fondacioni StartUp Hub Poland, me bazë në Varshavë, së bashku me Polish Natural Center for Research and Development dhe Giza Polish Ventures Venture Capital Fund lajmëruan hapjen e HUB-it të parë për inovacion, i cili i dedikohet inovatorëve nga Europa Jug-Lindore, Qendrore si dhe Europa Lindore. Misioni i SHP (StartUp Hub Poland) është të ndihmojë inovatorët dhe sipërmarrësit e rinj nga rajoni të nisin, forcojnë dhe zhvillojnë akoma më tepër kompanitë e tyre të bazuara në teknologji. Fondi i tyre siç e përmendëm arrin shumën e mbi 3 milion eurove.

StartUp Hub Poland (SHP) është vendi i duhur dhe unik për shpikësit e rinj dhe pionierët e biznesit për të bërë promovimin më larg të koncepteve të tyre. “Në këtë eveniment, ata do kenë mundësi të punojnë me mentorë me eksperiencë si dhe të kenë mundësinë e përdorimit të granteve me vlerë deri në 400.000 euro” – thotë themeluesi iWirtualna Polska si dhe ideatori i krijimit të SHP, Marek Borzestokowski.

SHP do të ndihmojë fituesit në procesin e marrjes së një vize në BE dhe iu siguron atyre mbështetjen e nevojshme logjistike që në momentin e mbërritjes në Poloni. Me një staf shumëkombësh e shumëgjuhësh, ofrohet mundësia e komunikimit në anglisht, polonisht, rusisht, ukrainase si dhe në shqip. Pra, për të gjithë ju të interesuarit; në konferencë do të keni mundësinë e komunikimit në shqip!

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për Huawei dhe kompanitë Kineze

SHP do ju krijojë mundësi inxhinierëve të talentuar, shpikësve të rinj nga e gjithë Europa Jug-Lindore të bashkëpunojnë, krijojnë dhe paraqesin ide dhe inovacion; një bashkëpunim ky i mirëpritur nga autoritetet polake. Që prej vitit 1989 ekonomia polake ka qenë kampione e rritjes në Europë, dhe vazhdimisht që prej këtij viti GDP-ja e saj ka qenë në dyfishim. Nga ana tjetër, është Marcin Piatkowski, ekonomist i lartë i Bankës Botërore i cili argumenton se: “Polonia ka një potencial të madh për tu bërë trampolinë globale në startup-et inovative për rajonet e Europës Juglindore, Qendrore dhe Lindore”.

Iniciativa si HUB Varshava do të lehtësojnë integrimin aktual ndërmjet tregjeve të vendeve anëtare dhe jo-anëtare të BE-së në mënyrë më efikase e të shpejtë.“Nëpërmjet mirë organizimit të këtyre Startup-eve rajonale, ne mund të përmirësojmë reputacionin e rajonit si dhe do të jemi të aftë të konkurrojmë denjësisht në shkallë botërore.”- shprehen organizuesit.

Afati i fundit për dërgimin e projekteve për të gjithë të interesuarit do të jetë data 14.12.2014. Jeni të lutur të plotësoni këtë formë për të aplikuar: http://startuphub.pl/apply-now/, nëse dëshironi të bëheni pjesë e StartUp Hub Poland (SHP).

StartUp Hub Poland është një organizatë jofitimprurëse e cila është krijuar me qëllimin e vetëm për të mbledhur ekspertët ndërkombëtarë dhe kapital për investim në brendësi të HUB-it që t’jua ofrojë sipërmarrësve rajonalë në fushën e biznesit dhe teknologjisë si dhe pse jo ti drejtojë ata drejt një ideje premtuese për të fituar në treg global.

SHP ka një fokus të qartë: nano, bioteknologjia, materialet e reja, robotika po ashtu si dhe ICT dhe aplikacione softuerë në çdo fushë të industrisë.

LEXO EDHE:  Njihuni me dollapin inovativ AirDresser të Samsung

Nëse dëshironi të vini në jetë idetë tuaja të startup- it, atëherë mos ngurroni të aplikoni! Ju mund të aksesoni SatartUp Hub Poland në linqet e poshtëshënuara :

Twitter: @HubSHP

Facebook: https://www.facebook.com/StartUpHubPoland

Vk: http://vk.com/public74356354

Linkedin: https://www.linkedin.com/company/startup-hub-poland-foundation

Website: http://startuphub.pl/

Applicationform: http://startuphub.pl/apply-now/

(PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>