Lajmet

Hapet konkursi “The Best of ALMOOC”, shqiptarët mund të krijojnë aplikacione për Windows Phone

Dec 29 2014
0 Shpërndarje
Hapet konkursi “The Best of ALMOOC”, shqiptarët mund të krijojnë aplikacione për Windows Phone

Organizata ALMOOC që promovon mësimnxënien përmes kurseve me audience të gjerë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen është platformë inovative që operon në sajë të bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë me qëllim nxitjen dhe promovimin e zhvillimit teknologjik dhe shkencor tek shqiptarët. Kjo organizatë ka lançuar një konkurs për zhvilluesit e aplikacioneve të platformës mobile të Microsoft, Windows Phone.

Gara http://goo.gl/aULXVE tashmë ka filluar dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten të aftë për të qenë konkurrentë, mund të provojnë aftësitë e tyre me një propozim aplikacioni. Një tablet dhe smartfon Nokia do të jenë “dhuratat” që të përzgjedhurit do të përfitojnë. “Të mësuarit nuk ka qenë asnjëherë me zbavitës se kaq”, kjo është motoja që do të udhëheqë nismën më të re në këtë fushë. Konkursi ndërkombëtar “The Best of ALMOOC” vjen në bashkëpunim me gjigantin Microsoft, për të gjithë të pasionuarit shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe pranon aplikimet deri më 10 shkurt 2015.

almooc2

Talenti shprehet nga motivimi dhe mundësitë, ndaj të rinjtë e motivuar janë ajo që i duhet një shoqërie me perspektivën për t’u zhvilluar sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit, ku nevoja është shumë e madhe . Kjo sipërmarrje ndërkombëtare është shtysa më e mirë për të rinjtë shqiptarë, që falë kësaj nisme janë të lirë të zhvillojnë dhe promovojnë idetë e tyre në zhvillimin e aplikacioneve për platformën mobile Windows Phone.

Nga sot e tutje, gara është e hapur për të gjithë të rinjtë, si në Shqipëri e Kosovë , të lënë gjurmë me aplikacionet e tyre inovative të cilat do të pasurojnë pashmangshmërisht sistemin operativ mobil të Microsoft. Si motivim, organizatorët kanë dedikuar shpërblime për më shumë se një fitues, ndaj dhe janë akorduar gjithsej tetë çmime, katër prej të cilëve shpërblehen me smartfon Nokia dhe katër të tjerë me tablet Surface 2.

Vlerësimi bëhet nga një juri ndërkombëtare që udhëhiqet nga Agim Bekaj në përbërje të së cilës janë Bryan Tomlinson, manaxher i marketingut të produkteve në Microsoft, Steven Yee Menaxher i operacioneve në EDUonGo, Kushtrim Shala nga ICTSmedia, Uranik Begu drejtor Ekzekutiv Innovation Center Kosovo (ICK) etj.

“The best of ALMOOC” vjen me shpërblime modeste, por me mundësi të arta për shpalosjen e talentit në teknologjinë e informacionit, përmes së cilit Microsoft mund të identifikojë partnerë të së ardhmes apo të përdorë këto produkte në avancimin e mëtejshëm të teknologjisë, por gjithmonë duke njohur autorësinë e të rinjve. (PCWorld Albanian)

Tags >

ALMOOC
Lajmet e fundit>