Ja se si

Hapni bookmarkët më shpejt në Google Chrome

Publikuar , 08 Maj 2011
0
Hapni bookmarkët më shpejt në Google Chrome

QuickMarks i hap bookmarkët në OmniBar; shkruani b dhe prekni sustën “Tab” ose sustën “space bar” dhe filloni ta shkruani emrin e bookmarkut që dëshironi ta hapni. Faktikisht, ju mund t’i bashkangjitni ndonjë urdhër ndonjë uebfaqes, për ta bërë më të lehtë hapjen në të ardhmen.

Për t’ia bashkangjitur një bookmarku një urdhër, ndryshojeni titullin e bookmarkut të uebfaqes, shkruajeni urdhërin tuaj dhe ruajeni. Herën tjetër kur dëshironi ta hapni atë faqe, shtypni sustën “b” (shtypni sustën Tab ose Space bar) dhe shkruajeni urdhërin tuaj. Faqja të cilën e keni bërë bookmark do të jetë e listuar.

Shkarkoni Quick Marks./pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  30 shkurtesa për një shfletim më të shpejtë në Google Chrome

Lajmet e fundit>