Softuer

Hapni faqet në HTTPS me Firefox

Publikuar , 04 Tetor 2011
0
Hapni faqet në HTTPS me Firefox

Shtojca HTTPS Everywhere për Firefox është një nga të këtillat që i hap dritaret përgjatë protokollin HTTPS. Open Secure është një shtojcë tjetër për Firefox që i hap lidhjet në HTTPS. Ashtu si HTTPS Everywhere, edhe Open Secure ua mundëson hapjen e çdo lidhjeje në siguri. Ajo se çfarë kjo shtojcë nuk mund të bëjë është që nuk mund të hapë një faqe në HTTPS kur ajo nuk ekziston. Sapo ta keni instaluar, klikoni me të djathtën mbi një lidhje në ndonjë faqe dhe nga menyja e paraqitur klikoni Open Secure. Më pastaj i keni tri opsione që ua mundësojnë zgjedhjen nëse një faqe e re duhet të hapet në dritaren e hapur, në një dritare të re, ose në një tab të ri.

Nëse lidhja që jeni duke provuar ta hapni nuk e ka një opsion për ta parë atë në protokollin HTTPS, ju do të merrni një error 404. Nëse faqja ekziston, ajo do të hapet ose në dritaren aktuale, dritaren e re ose tabin e ri, varësisht në atë se cilin opsion e keni klikuar. Faqja që hapet, në vend të protokollit http, do të paraprihet me protokollin https.

Instalojeni shtojcën Open Secure./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Përgjatë 2018-ës ka pasur 113 miliardë shkarkime aplikacionesh dhe lojërash

Lajmet e fundit>