Lajmet

Harito prezanton programin e posaçëm të edukimit për fëmijët me probleme në dëgjim

Publikuar , 10 Dhjetor 2014
0
Harito prezanton programin e posaçëm të edukimit për fëmijët me probleme në dëgjim

14-12-09-06-28-27big_coverMinistrja për Inovacionin dhe Administratën Publike ka shpallur ditën e djeshme në Institutin Kombëtar të fëmijëve me probleme në dëgjim nisjen e projektit “I Learn”, i cili vjen në kuadër të programit italo-shqiptar për Konvertimin e Borxhit për Zhvillim. Pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe ambasadori Italian në Shqipëri, Massimo Gaiani.

Sipas programit, këtij instituti do ti mundësohen 450 tableta të pajisura me një program të specializuar për lehtësimin e procesit të mësimdhënies për fëmijët që kanë probleme dëgjimin. Gjatë fjalimit Harito ka deklaruar se: “Është e rëndësishme për ne që dhe ju si gjithë moshatarët tuaj të integroheni në shoqëri dhe ne me anë të këtij projekti duam t’ju tregojmë mbështetjen tonë të plotë. Mendoj se ky projekt do ti ofrojë sot të gjithë fëmijëve me probleme të tilla, mundësitë e munguara gjatë komunikimit dhe edukimit dhe për të garantuar të drejtën e informimit për të gjithë.”

Projekti propozon ngritjen e një platforme ‘e-learning’ e cila do të integrojë alfabetin multimedialdaktilografik dhe fjalorin e gjuhës së shenjave të plotësuar dhe me përkthimin përkatës. Pjesë e platformës do të jenë dhe programe, leksione për përdorimin e gjuhës me shenja dhe ushtrime të posaçme.

‘I Learn/Unë Mësoj’ vjen si një fryt i bashkëpunimit mes Ministrisë së Inovacionit, Ministrisë së Financave, Ambasadës Italiane, Instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk dëgjojnë dhe organizata italiane CESTAS. Ky projekt së bashku me 12 të tjerë u përzgjodhën fitues nga 96 aplikues që morën pjesë si fillim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Franca thirrje Bashkimit Evropian për rregullimin e kriptomonedhave

Lajmet e fundit>