Harduer

Harrojeni Samsung dhe Apple, ky është telefoni Xiaomi për tu blerë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Gusht 2019
0
Nga imazhet shohim se Xiaomi ka zgjedhur dy dizajne të ndryshme për kamerat ku Note 8 karakterizohet nga një modul në anën e tij dhe Note 8 Pro nga një modul qendror. Harrojeni Samsung dhe Apple, ky është telefoni Xiaomi për tu blerë

Xiaomi po përgatitet për lançimin e madh më 29 Gusht ku kompania ka planifikuar të sjellë një Smart TV 4K 70-inç, Redmibook 14 me gjeneratën e 10-të Core i7, Redmi Note 8 dhe Redmi Note 8 Pro dhe mundësisht MUI11.

Redmi, nën-marka e Xiaomi e telefonave buxhetorë, ka konfirmuar më parë dizajnin e Note 8 Pro dhe njëri prej dy modeleve do të ketë procesorin MediaTek G90T.

Sot Redmi zyrtarisht ka konfirmuar dizajnin e Note 8, version standard dhe vjen me procesorin Snapdragon 665.

Nga imazhet shohim se Xiaomi ka zgjedhur dy dizajne të ndryshme për kamerat ku Note 8 karakterizohet nga një modul në anën e tij dhe Note 8 Pro nga një modul qendror.

Postimi në rrjetin social Weibo thotë se Note 8 ka një sensor kryesorë 48-megapiksel, një sensor me kënd të gjerë, një sensor macro dhe një sensor të katërt për thellësi imazhi.

Redmi gjithashtu tha se ky telefon ka procesorin Snapdragon 655 i cili përdorur arkitekturën 11-nanometër të Samsung dhe është shfaqur në modele të tjera si Mi A3. Ky model është përmirësim i Snapdragon 660 që kemi parë në Redmi Note 7 duke sjellë më pak konsum baterie dhe më shumë performancë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me telefonin e dytë me kamër nën ekran të Samsung

Lajmet e fundit>