Harduer

Harroni Galaxy S10 dhe Note 10, ky është telefoni Samsung për tu blerë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Nëntor 2019
0
Detajet e një telefoni të ri Samsung, Galaxy S10 Lite kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Siç edhe emërtimi sugjeron është një model buxhetor i Galaxy S10 dhe ka një bateri të çmendur. Harroni Galaxy S10 dhe Note 10, ky është telefoni Samsung për tu blerë

Samsung Galaxy S10 dhe Note 10 kanë shumë për tu pëlqyer, por çmimi nuk është prej atyre cilësive. Por Samsung duket i vendosur për tja lënë të kaluarës me një smartfon të ri Galaxy dhe nuk është Galaxy S11.

Detajet e një telefoni të ri Samsung, Galaxy S10 Lite kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Siç edhe emërtimi sugjeron është një model buxhetor i Galaxy S10 dhe ka një bateri të çmendur.

Telefoni i cili ka kaluar nëpër duart e autoriteteve Braziliane të certifikimit, përshkruhet me një bateri 4,370 mAh. Note 10+ listohej nga autoritetet e certifikimit me një bateri 4,170 mAh por kur Samsung e prezantoi kishte 4,300 mAh, një shifër e “kapacitetit të përafërt të baterisë.”

Kështu Galaxy S10 Lite pritet të reklamohet me bateri prej 4,500 mAh kur të debutojë. Telefoni thyen çdo rekord baterie vendosur nga linja aktuale e Samsung si mëposhtë:

  • Galaxy S10 – 3,400 mAh
  • Galaxy S10+ – 4,300 mAh
  • Galaxy Note 10 – 3500 mAh
  • Galaxy Note 10+ – 4,300 mAh

Edhe në specifika telefoni nuk u lë gjë mangut. Ai vjen me procesor Snapdragon 855 dhe 8GB RAM. Por S10+ dhe Note10+ kanë 12GB RAM. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung bën atë për të cilën tallej Apple iPhone dy vite më parë

Lajmet e fundit>