Harduer

Harroni Samsung dhe Apple, ky është telefoni për tu blerë në 2020

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Mars 2020
0
Telefonët kanë specifika të jashtëzakonshme kur modeli i shtrenjtë OnePlus 8 Pro vjen me panel 120Hz Harroni Samsung dhe Apple, ky është telefoni për tu blerë në 2020

Pavarësisht vlerës së madhe që ofrojnë për çmimin që kanë, telefonët OnePlus historikisht kanë pas dy defekte themelore nëse mund ti quajmë të tillë: nuk kanë pasur kurrë rezistencë ndaj ujit dhe as teknologjinë e karikimit wireless.

Ndërsa kostoja telefonëve të OnePlus është rritur nga viti në vit, këto dy teknologji duket sikur nuk do të mbërrinin kurrë.

Këtë vit duke se kompania është gati të hidhet në veprim por duhet të plotësoni një kusht nëse i dëshironi këto dy teknologji: duhet të blinin modelin më të shtrenjtë.

Në rrjetin social Twitter insajderi Indian Ishan Agarwal ndau specifikat e telefonëve të rinj: OnePlus 8 dhe OnePlus 8 Pro.

Vetëm ky i fundit do të ketë teknologjinë e karikimit wireless dhe rezistencën IP68 ndaj ujit. Në fakt OnePlus 8 Pro vjen me teknologjinë wireless të karikimit të shpejtë 30W.

I pyetur pse OnePlus nuk ka përfshirë këtë teknologji, CEO i kompanisë Pete Lau thoshte se është e pakuptime përdorimi i kësaj teknologjie nëse nuk është aq e shpejtë sa karikimi përmes kabllove.

Përtej kësaj telefonët kanë specifika të jashtëzakonshme kur modeli i shtrenjtë OnePlus 8 Pro vjen me panel 120Hz, memorie RAM të fundit si LPDDR5, katër kamera të pasme me dy sensor 48-megapiksel dhe bateri 4,510 mAh.

Sa i përket OnePlus 8, përveç procesori Snapdragon 865 dhe 12GB RAM, nuk do të ofrojë më shumë sesa OnePlus 7T i mrekullueshëm i vitit të kaluar.

LEXO EDHE:  Dera e Huawei mbetet e hapur për aplikacionet e Google

Telefonët do të prezantohen në mesin e muajit Prill. /PCWorld Albanian