Lajmet

Harta “Epoka e Perandorive të Internetit” tregon se Google dhe Facebook sundojnë botën

Publikuar , 06 Tetor 2013
0
Harta “Epoka e Perandorive të Internetit” tregon se Google dhe Facebook sundojnë botën

gogole fbDuke qenë se të dhënat statistikore për Internetin janë më të kuptueshme kur paraqiten vizualisht dhe jo thjesht me shifra, prandaj kërkuesit e Institutit të Internetit në Oxford vendosën të krijonin një hartë për të ilustruar uebfaqet më të vizituara në botë.

Për realizimin e projektit të quajtur “Epoka e Perandorive të Internetit” u përdorën dy lloje statistikash: Numri mesatar i përdoruesve unikë gjatë një dite dhe numri mesatar i vizitave nga një vend i caktuar.

Ja cilat janë të dhënat më të rëndësishme që paraqiten nga kjo hartë:

– Google është Mbreti i Internetit. Në hartë përfaqësohet nga ngjyra e kuqe.

– Facebook është padyshim Mbreti i Medias Sociale. Të paktën 50 shtete, kryesisht të lokalizuar në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe rajonet e Amerikës ku flitet spanjisht, e konsiderojnë këtë rrjet social si një dozë të nevojshme në botën dixhitale. Megjithatë Facebook nuk duhet të mendojë se Google nuk përbën rrezik pasi 36 shtete të tjera kanë klasifikuar Google në vend të parë, ndërsa 14 klasifikuan YouTube që zotërohet nga Google.

– Përsa i përket shteteve të Afrikës nuk ka shumë informacion, por në ato vende ku disponohet lidhje interneti pjesa më e madhe e përdoruesve drejtohen ndaj Google dhe Facebook. Keny, Madagascar, Nigeria dhe Afrika e Jugut konsiderojnë Google si më të rëndësishëm ndërsa Ghana, Senegali dhe Sudani preferojnë më tepër Facebook.

– Pavarësisht se Google dhe Facebook dominojnë botën dixhitale vihet re se vendet Aziatike nuk tregojnë shumë interes ndaj tyre. Në Kinë, vendi me numrin më të madh të përdoruesve të internetit, motori kryesor i kërkimit është Baidu.

– Harta tregon se disa shtete të caktuara preferojnë versionet lokale të këtyre dy uebfaqeve si p.sh Bjellorusia preferon rrjetin social lokal VK ndërsa Rusia përdor më tepër si motor kërkimi Yandex. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  SHBA-ve nuk i pëlqen plani i Francës për të tatuar gjigandët e teknologjisë

Lajmet e fundit>