Lajmet

Hartat e Bing marrin imazhe 3D në Windows 8.1

Publikuar , 28 Qershor 2013
0
Hartat e Bing marrin imazhe 3D në Windows 8.1

bing 3dNëse ju pëlqen funksioni i Flyover në Hartat e Apple që i lejon përdoruesit të shohin gradaçelat e qyteteve në 3D apo harta të ndryshme grafike të Google, duhet të dini se i njëjti funksion tani vjen edhe në hartat e Bing në Windows 8.1.

Aplikacioni i hartave në Windows 8, i krijuar nga Bing, do të ketë imazhe 3D dhe si funksion do të vij në vjeshtë, deklaroi dhe pranoi zëvendës presidenti i Microsoft Gurdeep Singh Pall.

Në një shfaqe prove, Pall tregoi disa pasqyrime të karaktereve të Flyover me hartat e reja të Bing.

Gjithsesi aplikacioni i ri do të mungojë nga versioni fillestar i Windows 8.1. Edhe pse imazhet 3D vijnë në hartat Bing, vijnë në të njëjtin nivel të Apple dhe Google, gjithsesi kritikat nga hartat e Apple tregojnë se përdoruesit vlerësojnë saktësinë e vlerës dhe informacionit më shumë se sa grafikët mbresëlënës. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Italia gati aplikacionin për të gjurmuar koronavirusin

Tags >

Bing