Lajmet

Haxha nderohet me mirënjohje nga personat me aftësi të kufizuar

Publikuar , 01 Mars 2011
0
Haxha nderohet me mirënjohje nga personat me aftësi të kufizuar

Mirënjohjen për kontributin e dhënë, Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së ia ndau Afrim Gollupeni, nënkryetar i kësaj shoqate, i shoqëruar nga Agim Vatovci dhe Bahrije Zahiti.
“Kjo mirënjohje i ndahet Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, dr. Shyqyri Haxha për kontributin e tij dhënë personave me aftësi të kufizuar përmes punësimit të 30 prej tyre”, theksoi Afrim Gollupeni, nënkryetar i Shoqatës e Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuar.

Sipas tij, menaxhmenti aktual i PTK-së, kujdes të veçantë u ka dhënë personave më aftësi të kufizuara duke ua ofruar mundësinë që edhe ata të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mëtutjeshëm të PTK-së.
Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së duke vlerësuar mirënjohjen e dhënë la të kuptohet se PTK duhet të merret si shembull i mirë nga kompanitë e tjera se si duhet kujdesur për të gjitha shtresat e shoqërisë, e veçmas për personat me aftësi të kufizuara, për të cilët si kompani publike kemi edhe përgjegjësi sociale.

 “Asnjëherë nuk kam dyshuar se ju nuk mund të jepni kontributin tuaj, përkundrazi besoj fuqishëm se kontributi juaj do të jetë i madh dhe shembull i punës dhe përkushtimit maksimal në PTK”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, dr. Shyqyri Haxha me rastin e pranimit të mirënjohjes.

Posta dhe Telekomi i Kosovës nën menaxhimin e dr. Haxhës ka bërë mjaft shumë në fushën e punësimit, aftësimit dhe solidaritetit si dhe nxitjes së këtyre kategorive për angazhim në krijimin e mbështetjes për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie.

Vitin e kaluar, me qëllim të mbështetjes së kategorive të dala nga lufta me nevoja të veçanta, KE i PTK-së ka marrë vendim për punësimin e 16 invalidëve të luftës, të cilët kanë aftësi të kufizuara pune.

LEXO EDHE:  Fitimi i Telekom Slovenije rritet

Lajmet e fundit>