Lajmet

Haxha takohet me kampionin e kikboksit, Xhavit Bajramin

Publikuar , 17 Maj 2010
0
Haxha takohet me kampionin e kikboksit, Xhavit Bajramin

Mbrojtja e titullit të kampionit, kishte qenë e lehtë për Xhavitin, por jo edhe përgatitja dhe organizimi i saj.  Sportisti kosovar, jo vetëm që nuk kishte hasur në mbështetje institucionale por madje ndihej edhe i injoruar.
 
“Merita ime më e madhja është fitorja, edhe pse pengesa kam hasur gjithkund, në çdo organizim. Megjithatë, unë falenderoj Kryeshefin Ekzekutiv të PTK-së, Dr. Shyqyri Haxhën, për ndihmën që na ka dhënë”, deklaroi Xhavit Bajrami gjatë takimit me KE të PTK-së.
 
Në anën tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Haxha, është ndier i nderuar me vizitën e sportistit kosovar, duke marrë parasysh të arriturat e tij në sportin e kikboksit anë e kënd botës.
 
Ndonëse kishte pritur për një përkrahje edhe më të madhe institucionale, edhe Dr. Haxha është shprehur i zhgënjyer për mosbështetjen e sportistëve kosovarë, të cilët sipas tij janë ambasadorët më të denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
 
“PTK, ka bërë minimumin e mundshëm për mbështetjen e sportistit Xhavit Bajrami, i cili me shumë mund dhe punë ka mbrojtur për të katërtën herë titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë, ISKA World Champion”, deklaroi Dr. Haxha.
 
Në shenjë falenderimi, sportisti Xhavit Bajrami i ka dhuruar Kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Dr. Haxha një falendrim për mbështetjen e financiare të meçit të zhvilluar në fillim të muajit Maj.

LEXO EDHE:  Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Lajmet e fundit>