Biznes

Haxha prezantoi të arriturat e PTK-së

Publikuar , 10 Nëntor 2010
0
Haxha prezantoi të arriturat e PTK-së

“Numri i konsumatorëve në rrjetin Vala ka arritur maksimumin e kapaciteteve, derisa rritja e numrit të konsumatorëve në krahasim me vitin 2009 është rreth 30 për qind, kurse për dallim nga viti 2008 rreth 50 për qind më shumë”, bëri të ditur Dr. Haxha.

Sipas tij, trafiku i përgjithshëm në rrjetin e Vala-s ka rritje mesatarisht mbi 10 për qind krahasuar me vitin 2009, ndërsa rreth 40 për qind krahasuar me vitin 2008. Shërbimi Roaming është 138.6 për qind më shumë krahasuar me planin e vitit 2010, trafiku ndërkombëtar në ardhje 120.5 për qind në rritje krahasuar me planin e vitit 2010, ndërkohë që të hyrat e përgjithshme janë 103 për qind më tepër krahasuar me vitin 2009.

“Bazuar në statistikat e operatorit Vala, gjatë tre muajve të fundit konsumatorëve prepaid varësisht nga shfrytëzueshmëria e kategorizuar (5€, 7€, 10€ javore) u janë shpërndarë si bonus mbi 16.5 milionë minuta”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së duke njoftuar se për nder të Festës së Bajramit, Vala do të ofroj thirrje me tarifë off-peak dhe çmimin për SMS 1 cent.

Sa i përket të arriturave në Telekom, në dhjetë mujorin e këtij viti, rezulton me rritje prej 3.6 për qind të numrit të konsumatorëve, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009 është një rritje e ndieshme dhe sa për ilustrim vlen të përmendet fakti se kemi rreth 13 për qind më shumë instalime të reja. Gjithashtu, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009, të hyrat nga tetë muajt e parë të vitit 2010, në total, janë rreth 3.5 për qind më të larta.

Me 1 shtator janë lansuar shërbimet e reja (TiKtel, TiKon dhe kombinimin TiK on & tel) dhe së shpejti, gjatë këtij viti, do të bëhet lansimi i komercial i shërbimit më të ri nëpërmes platformës IPTV (TiKtv). Më tej u shtua se shërbimi WiFi (internet pa tela), deri më tash përmes PTK-së ka mbuluar 126 zonat më të frekuentuara të Kosovës dhe në të njëjtën kohë janë instaluar Foltore Publike Multimediale në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës.

LEXO EDHE:  Telekomi Slloven nxjerr në shitje IPKO

Zyrtarë të PTK-së u shprehen se ndërmarrja ka shënuar rezultate pozitive dhe si rrjedhojë po rritet lera e kompanisë, ndërsa në anën tjetër ata shtuan se deri në fund të këtij viti do të lansohen shërbime tjera të reja.

Lajmet e fundit>