Biznes

HBO Max vjen në Evropë

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shtator 2021
WarnerMedia po planifikon të zgjerohet në më shumë territore në 2022 por nuk dha detaje. HBO Max vjen në Evropë

HBO Max po vjen në Evropë. Në Qershor shërbimi streaming u bë i disponueshëm jashtë Shteteve të Bashkuara kur u zgjerua në 39 vende të Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Kompania që ka në pronësi platformën, WarnerMedia, tha se HBO Max vjen në Evropë më 26 Tetor fillimisht në 6 vende: Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë, Spanjë dhe Andorrë.

14 vende të tjera Evropiane do të kenë akses vitin e ardhshën: Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.

WarnerMedia po planifikon të zgjerohet në më shumë territore në 2022 por nuk dha detaje. HBO Max ofron dy plane: Standard dhe Mobile çmimet në Evropë do të variojnë sipas rajoneve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  PayPal bën lëvizjen e papritur në industrinë e kriptomonedhave