Lajmet

Hetuesit thonë se softueri i Boeing 737 Max ka vrarë 346 persona

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Prill 2019
0
Një raport i publikuar nga autoritetet Etiopiane thotë se ka mjaftueshëm prova që konfirmojnë rrëzimin e datës 10 Mars nga softueri i dizajnuar për të mbajtur nën kontroll 737 Max. Hetuesit thonë se softueri i Boeing 737 Max ka vrarë 346 persona

Softueri i Boeing që duhej të mbronte 737 Max nga humbja e kontrollit për shkak të ngjitjes së shpejtë në lartësi, ka qenë ai që ka rrëzuar të paktën dy avionë dhe vrarë mëse 300 persona.

Një raport i publikuar nga autoritetet Etiopiane thotë se ka mjaftueshëm prova që konfirmojnë rrëzimin e datës 10 Mars nga softueri i dizajnuar për të mbajtur nën kontroll 737 Max.

I njohur si MCAS, ai mendohet se është shkaktari i humbjes së 346 jetëve në dy incidente në pesë muaj.

Nuk dihet nëse pilotët e avionit Ethiopian Airlines kanë vendosur të aktivizojnë manualisht sistemin pasi e kanë çaktivizuar më parë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters një hetues tha se kishte hulumtuar nëse softueri ka filluar të punojë vetë pa ndërhyrjen e njeriut.

Rrëzimi i avionit të Ethiopian Airlines çoi në ndalimin e të gjitha fluturimeve të 737 Max. Boeing po kalon mbase periudhën më të vështirë ndërsa ka marrë mëse 5,000 porosi për këtë model. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sa rezistent është një iPhone XS ndaj përplasjeve?

Tags >

Boeing
Lajmet e fundit>