Lajmet

Historitë e Facebook dhe Messenger kanë 300 milion përdorues

Sep 27 2018
0 Shpërndarje
Rrjeti social Facebook bëri të ditur se së shpejti do të lançonte reklamimin përmes historive në mbarë botën dhe do të operojnë në ngjashëm me reklamat e historive Instagram. Historitë e Facebook dhe Messenger kanë 300 milion përdorues

Historitë e Facebook dhe Messenger shënuan një rekord të ri prej 300 milion përdoruesish aktivë në ditë duke dërguar një sinjal të qartë për Snapchat se nuk duhet të shqetësohet vetëm për suksesin e Instagram.

Snapchat raportoi 188 milion përdorues aktivë në ditë në Gusht.

Rrjeti social Facebook bëri të ditur se së shpejti do të lançonte reklamimin përmes historive në mbarë botën dhe do të operojnë në ngjashëm me reklamat e historive Instagram.

Kompania nuk u shpreh e shqetësuar për konkurrencën mes aplikacioneve të saj.

Një studim i Ipsos zbuloi se 68% e përdoruesve të Facebook shfrytëzojnë historinë në të paktën një prej tre aplikacioneve Facebook, Messenger dhe Instagramm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>