Analiza

Hitet e 2014 në YouTube: Krijesa mutante, murgesha që këndojnë dhe ngacmime seksuale

Publikuar , 11 Dhjetor 2014
0
Hitet e 2014 në YouTube: Krijesa mutante, murgesha që këndojnë dhe ngacmime seksuale

YouTube-to-Launch-Streaming-Music-ServiceYouTube ka publikuar grafikun vjetor të videove më popullore. Teksa vitin e shkuar në krye të listës ishte një këngë për një dhelpër, 2014 flet për diçka që ka më shumë këmbë sesa normalisht. Një video shaka nga Polonia me personazh kryesor një krijesë mutante mes qenit dhe merimangës ishte videoja e vitit sipas YouTube. Ky i fundit përdor një metodologji bazuar në klikime, komentime dhe shpërndarje për të përcaktuar trendin e vitit.

Viti 2014 ishte një miks me shaka, reklama, audicione talentesh dhe komente sociale. “Këtë vit kemi pasur listën me diversitetin më të lartë” tha drejtori i departamentit të kulturës Kevin Alloca.

Megjithëse videoja e krijesës mutante ishte suprizuese, ajo me titull “10 orë ecje e një femre të zakonshme në New York” shfaqi një angazhim të lartë të përdoruesve në komente.

 

Krijesa mutante Merimangë – Qen

Po fillojmë me videon shaka e cila shfaqi një kostum të çmendur Halloween. Ashtu siç u qartësua edhe në video, një qen i veshur me një kostum merimange i bëri njerëzit t’ia mbathnin me të katra.

[youtube id=”YoB8t0B4jx4″]

 

Fituesi qëndron

Një reklamë e Nike për eventin e Kupës së Botës ishte videoja e dytë në listën e këtij viti. Në këtë klip shfaqen disa djelmosha që transformohen në lojtarët e famshëm si Cristiano Ronaldo, Wayne Roonney dhe Neymar. Sapo djelmoshat shqiptojnë emrat e lojtarëve ata transformohen ndërsa kur njëri prej tyre përmend mesfushorin Brazilian Hulk, transformohet në personazhin Hulk të filmave të Marvel.

[youtube id=”3XviR7esUvo”]

 

Puthja e parë

Wren Studio, një distributor mode, kërkoi nga 20 të panjohur të puthen për herë të parë në reklamën e saj megjithëse ekzistojnë raporte se pjesëmarrësit e njihnin njëri-tjetrin edhe më parë. Gjithsesi ky klip u bë një hit global.

LEXO EDHE:  Dizajni Material mbërrin edhe në Google Docs

[youtube id=”IpbDHxCV29A”]

 

Sour Cristina Scuccia

Juria e cila qëndron në kolltukë rrotullues janë mbase karakteristika më e veçantë e shfaqjes së talenteve “The Voice”. Një murgeshë në moshë të re performon përpara talent show të The Voice me këngën e Alicia Keys – No one duke “çmendur turmën”.

[youtube id=”TpaQYSd75Ak”]

 

Përkulja i iPhone 6 Plus

shtator 2014: është muaji kur shpërtheu edhe trendi #bendgate. Në realitet ishte një testim force mbi trupin e iPhone 6 Plus për të parë që trupi i tij lakohej për tu deformuar përfundimisht. Kanali teknologjik në YouTube i njohur, Unbox Therapy, mori më shumë shikime se çdo video tjetër duke sugjeruar se nëse tentoni të përkulni një smartfon, mbase edhe mund t’ia arrini.

[youtube id=”znK652H6yQM”]

 

Grupi Bars and Melody

Në këtë listë kemi të tjera shfaqje talentesh. Një këngëtar i ri dhe një raper hynë në audicionet e “Britanikët kanë talent”. Njëri nga djaloshët i drejtohet Alicia në juri me fjalët “I Love You So Much”.

[youtube id=”g3Rf5qDuq7M”]

 

Dashuria e Qenushit

Një tjetër reklamë dhe tashmë është radha e përpjekjeve të Budweiser. Historia përfshin një grup kuajsh, një qenush, dhe njerëzit të cilët përpiqen të adoptojnë qenushin.

[youtube id=”uQB7QRyF4p4″]

 

Sulmi i fëmijës “djall”

Një tjetër video shaka. Në këtë klip është një karrocë fëmijësh e vetme në rrugët e New York-ut me një fëmijë i cili është gati të vërsulet duke frikësuar së tepërmi kalimtarët që afrohen. Mbase 2015 mund të sjellë një “bashkëpunim” mes fëmijës djall dhe kafshës mutante të merimangës dhe qenit.

[youtube id=”PUKMUZ4tlJg”]

 

Goku Vs Superman: Betejë Epike e muzikës rap

Historitë epike të betejave të muzikës rap u përballën me serinë e tretë në 2014, kur super heronjtë ishin në qendër të vëmendjes. Në këtë betejë u përballën Goku dhe Superman duke recituar vargjet e tyre më të mira.

LEXO EDHE:  Njihuni me Youtuberin 7 vjeçar i cili fitoi 22 milion dollarë vitin e kaluar

[youtube id=”0MW9Nrg_kZU”]

 

10 orë ecje e një femre në rrugët e New York-ut

Meshkujt janë të qendër. Meritojnë të quhen qen gjigandë mutant. Në këtë klip shfaqet Shoshana Roberts e cila përballet me reagimet fyese të meshkujve ndërsa ec në heshtje në rrugët e New York-ut. Komentet e debatet plasën në YouTube me reagime të ashpra nga feministët. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”0MW9Nrg_kZU”]

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>