Softuer

Holandezët thyejnë rekord për luajtje non-stop

Publikuar , 20 Korrik 2010
0
Holandezët thyejnë rekord për luajtje non-stop

Ngjarja u sponozrua nga Vogel dhe u shfrytëzua për të shpalosur një element të ri për PS3, konektorin Twistdock , që shton porte USB të tjera tek PS3 dhe ka edhe vende shtesë për kontrollor të PS3 që të mbushen.

Duke luajtur Red Dead Redemption, të gjashtë gejmerët si konkurrentë, fillluan të luajnë dhe gjersa kalonin orët një pas një, lodhja filloi të paraqitej në sytë e tyre, por në të njëjtën kohë edhe lidhja mes tyre filloi të bëhej më e madhe.

Pasi kaluan rekordin botëror prej 40 orë e 20 minuta të vendosura nga Chirantan Patanik nga India, të gjashtit filluan të diskutojnë rekordin. Në fund, të gjashtit vendosën se ata do të duhej të përfundojnë garën së bashku dhe të ndajnë çmimin mes vete si një grup që ka vendosur rekord botëror. Kështu që pas 50 orëve luajtje, grupi u largua nga kontrollorët dhe mori rekordin. Secili u shpërblye me një shumë prej 1.000 euro dhe me një konektor Twistdock.

Për entuziastët e lojërave, 50 orë mund të mos tingëllojnë shumë dhe ndoshta u duket si një cak i lehtë për tu thyer, veçanërisht kur tek holandezët u ofruarn nga 10 minuta pauzë çdo orë dhe një pauzë 50 minuta çdo pesë orë, por gjëja kryesore ka të bëjë me sjelljen e përfaqësuesit të Guinness në ngjarje. Por mos u habisni para se të bëheni gati dhe të hirrni gjyqtarin e Guiness, se pavarësisht se kjo tingëllon si një ngjarje e thjeshtë, mund të ketë pasoja negative pas luajtjes 50 orë. Ka raste kur edhe vdes pas 50 orë luajtje, sikurse që ishte rasti me një Koreano-Jugor me emrin Lee, i cili luajti për 50 orë dhe madje u largua nga puna për të luajtur, por në fund kur u ngrit për të shkuar në tualet, vdiq, mesa duket nga tejngarkimi i zemrës.

LEXO EDHE:  Spotify do të mbyllë shërbimin për ata që përdorin bllokues reklamash

Lajmet e fundit>