Blog

Honour of Kings do të shfrytëzojë teknologjinë e njohjes së fytyrës për të identifikuar moshën e lojtarit

Oct 1 2018
0 Shpërndarje
Në Gusht Ministria Kineze e Edukimit paraqiti një plan për zhvillimin e një sistemi kufizimi të moshës. Honour of Kings do të shfrytëzojë teknologjinë e njohjes së fytyrës për të identifikuar moshën e lojtarit

Tencent është një prej kompanive më të shquara të video lojërave në botë dhe është përgjegjëse për krijimin e një prej lojërave më popullore në Kinë.

Honour of King është krijuar shpesh herë për varësinë e krijuar tek fëmijët. Aplikacioni ka ngjashmëri të madhe me League of Legends dhe lojtarët përballen me njëri tjetrin në një botë fantazi.

Nën presionin e autoriteteve Tencent tha se do të kufizonte aksesin e përdoruesve nën 12 vjeç në vetëm 1 orë lojë në ditë dhe 13-18 vjeç vetëm dy orë lojë.

Muajin e kaluar solli një sistem regjistrimi përmes emrave realë për ti mbajtur lojtarëve brenda rregullores së re.

Bëhet fjalë për një teknologji të njohjes së fytyrës e cila duhet të bllokojë lojën për ata që tentojnë të anashkalojnë kufizimet.

Përtej kësaj, shteti Kinez ka nisur një fushatë të egër për të kontrolluar video lojërat.

Në Gusht Ministria Kineze e Edukimit paraqiti një plan për zhvillimin e një sistemi kufizimi të moshës. Sa do të realizohet dhe teknologjia që do të përdoret mbeten një mister. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>