Lajmet

Hoteli i parë në botë “Twitter”

Publikuar , 07 Gusht 2013
0
Hoteli i parë në botë “Twitter”

hotel twitterMajorka është një ishull i famshëm për shërbimet e veta për pushime dhe çlodhje.

Afër plazhit është i vendosur Sol Wave House, sikur shumë hotele të tjera. Por gjëja që e bën këtë hotel që të dallohet nga hotelet e tjera është që është hoteli i parë në botë Twitter.

Tani me siguri jeni duke e pyetur veten se çfarë nënkupton një hotel “Twitter”? Nënkupton shumë gjëra, por dhomat e etiketuara me Twitter dhe pijet në radhë të parë dhe një komunitet #SocialWave të krijuar posaçërisht për mysafirët në hotel për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Është po ashtu një aplikacion i posaçëm Twitter që mund të arrihet vetëm nëpërmjet rrjetit WiFi të hotelit, përgjatë të cilit mund të dërgohen porosi private, të shihet prania online dhe lokacioni i tanishëm i mysafirëve brenda hotelit

Mbrëmjet e të premtes janë të përkushtuara për ndejat në pishinë, të quajtura #TwitterPoolParty, ku shërbehen koktej dhe pije të frymëzuara nga Twitter. Ndeja pas asaj kryesore pritet të vazhdojë në Twitter Party Suits, veçanërisht e dekoruar për të përkujtuar për banorët për median shoqërore.

Kërkesat dhe porositjet e mysafirëve pranohen po ashtu përgjatë Twitter-it, nëpërmjet #FillMyFridge dhe një cicërim tek @SolWaveHouse.

Shumë njerëz i paramendojnë pushimet e tyre në disa vende të qeta dhe pa teknologji, në mënyrë që të pushojnë nga i ashtuquajturi stres nga mediat shoqërore dhe nga teknologjitë. Sidoqoftë, janë shije të ndryshme në mesin e njerëzve dhe lloje të ndryshme të çlodhjes mbërrijnë tani. (PCWorld Albanian)

hotel twitter1

LEXO EDHE:  LG tërhiqet nga planet për lançimin e një telefoni me ekran që paloset

Lajmet e fundit>