Lajmet

HP do të shesë tabletët me Windows 8 Pro e jo me RT

Publikuar , 03 Korrik 2012
0
HP do të shesë tabletët me Windows 8 Pro e jo me RT

HP të shtunën ka konfirmuar se do të qëndroj me tabletët e bazuar në Intel Windows 8 Pro kur të fillojnë shitjen e pajisjeve më vonë gjatë këtij viti, duke qëndruar larg nga versioni i Windows RT të bazuar në ARM.

Microsoft shpresonte se do të shpërndante tek parterët e vet pajisje të bazuara në sisteme të ndryshme operative, mirëpo tani për tani duket se çështja mbetet te strategjia duke parë se shumica po qëndrojnë në çipat e Intel (dhe eventualisht në AMD).

Microsoft po përgatit linjën e tabletëve Surface RT dhe Pro për lansim gjatë fundit të këtij viti.

Përgjigja e HP-së ishte se “Ekosistemet e fuqishme të aplikacioneve x86 japin përvojën më të mirë për konsumatorët tani dhe në të ardhmen e afërt.”

HP ishte një partner lojal që pranoi herët kodet për Windows RT, dhe konsideroi të krijonte tablet me çip Qualcomm ARM, mirëpo siç duket, tani ka ndryshuar mendje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft rrit kapacitetin e OneDrive dhe sigurinë me Personal Vault

Lajmet e fundit>