Biznes

HP inkurajon CIO-të të mendojnë përsëri për virtualizim në biznes-plane

Publikuar , 18 Nëntor 2008
0
HP inkurajon CIO-të të mendojnë përsëri për virtualizim në biznes-plane

altPalo Alto, California – HP ka prezantuar sot produkte, shërbime dhe zgjedhje të reja për të thjeshtësuar implementimin dhe menaxhimin e virtualizimit që teknologjia të ofrojë vlera të shkëlqyera për biznesin.
Kërkimet e fundit botërore në interes të HP-së kanë zbuluar se kur 86 për qind e vendimmarrësve të teknologjisë kanë implementuar projekte virtualizimi, shumica dërmuese e të tjerëve pritet që të virtualizojnë vetëm 25 për qind të teknologjisë së tyre deri më 2010-n. (1) Kur shumica e pjesëmarrësve në këtë kërkim parashikojnë që ndoshta do të arrijnë të virtualizojnë ambientin e tyre në 75 për qind, vetëm një e treta e këtyre implementuesve të teknologjisë e njohin virtualizimin si një vlerë e vlefshme biznesi. Dy të tretat e implementuesve e konsiderojnë virtualizimin lehtësi teknologjike. “Virtualizimi është një hap i fuqishëm në transformimin e TI-së”, thotë Ann Livermore, zëvendëspresidente ekzekutive për Technology Solutions Group, HP. “Për ta bërë drejt duhet menaxhim i suksesshëm dhe automatizim i ambienteve fi zike dhe virtuale, duke mbuluar aplikacionet dhe menaxhimin e operacioneve, infrastrukturës dhe arkitekturës së klientëve.” Afrimi i HP-së me virtualizimin është fokusuar në largimin e penguesve të teknologjisë që zvogëlojnë ndikimin e virtualizimit në biznes. Th ekson se si aplikacionet dhe shërbimet e biznesit mund të punojnë mirë duke u bazuar se ku dhe si janë të ruajtura, të rrjetëzuara dhe menaxhuara.
E thjeshtëson në mënyrë dramatike menaxhimin në mes botës së kombinuar virtuale dhe fizike dhe adreson çështjen e grumbullimit të burimeve të infrastrukturës në organizatë. Ofertat e reja të HP-së përkrahin nevojat
e bizneseve për të transformuar desktopët në qendra të të dhënave. Ato janë të fokusuara në uljen e shpenzimeve operacionale, zvogëlimin e rrezikut të përzierjes së ambienteve heterogjene dhe lirimin e burimeve për të ofruar shërbime të reja të biznesit. Këto oferta janë dizenjuar rreth tri sferave të caktuara: menaxhim të aplikacioneve dhe operacioneve, tejkalimin e barrierave të infrastrukturës dhe maksimizimin e arkitekturës së klientëve.

Mendoni përsëri… menaxhimin e aplikacioneve dhe operacioneve

HP Business Service Management (BSM) dhe IT Service Management (ITSM) janë zgjedhje të cilat janë përmirësuar me mundësi të reja monitorimi dhe përkrahje të virtualizimit, që në mënyrë të padukshme lidh shërbimet e biznesit me burimet fizike dhe virtuale, që ofrojnë dhe menaxhojnë. Kjo dërgon në një shpërndarje më të shpejtë, ulje shpenzimesh dhe zgjidhje më të shpejtë problemesh.

LEXO EDHE:  Fitimi i Samsung vazhdon të bjerë dhe Galaxy S10 nuk e ndalon dot

 

HP OPERATIONS AGENT, HP PERFORMANCE AGENT dhe HP SITESCOPE janë përmirësuar me aft ësi mbikëqyrëse, duke përfshirë edhe mundësinë për të mbledhur të dhëna menaxhimi për të automatizuar ngjarjet edhe monitorimin dhe menaxhimin e proceseve në infrastrukturën heterogjene.

HP NETWORK NODE MANAGER I-SERIES është avancuar për të monitoruar performancën dhe mundësinë e rrjeteve për të përkrahur rrjetet që përkrahin ambiente dinamike të virtualizimit. Kjo i lejon konsumatorëve të planifikojnë dhe monitorojnë kapacitetet e rrjetit.

HP ASSET MANAGER identifikon dhe menaxhon asetet e makinës virtuale, shton licencat, duke i mundësuar konsumatorëve të paguajnë vetëm për licencat që i duhen.
•Një marrëveshje e re strategjike për zhvillim me Red Hat thjeshtëson monitorimin dhe menaxhimin e ambienteve të virtualizuara.

HP VIRTUALIZATION SUPPORT SERVICES i ri dhe i përmirësuar, arrin një tranzicion të lehtë për menaxhimin e teknologjisë së re të virtualizimit, duke reduktuar rrezikun e rënies së paplanifi kuar të shërbimeve.

Mendoni përsëri … pengesat në infrastrukturë Infrastruktura e tanishme nuk është dizenjuar për të përdorur të gjitha përparësitë e virtualizimit. Ofertat e reja të HP-së janë dizenjuar të ulin shpenzimet, zvogëlojnë rrezikun e rënies së shërbimeve dhe lirimin e burimeve për të mundësuar ofrimin e shërbimeve shtesë të biznesit për të rritur të ardhurat.

HP PROLIANT BL495C është kutia e parë e serverëve e dizenjuar për të vendosur makina virtuale. BL495c eliminon mungesën e memories, hapësirës për të dhëna dhe lidhjes në rrjet për virtualizim.

HP STORAGEWORKS 4400 SCALABLE NAS FILE SERVICES integron HP Storage- Works 4400 Enterprise Virtual Array, server skedarësh, softuer menaxhimi dhe përkrahje të Microsoft Windows® ose Linux për të virtualizuar lidhjen mes serverit dhe hapësirës së të dhënave. Kjo zgjedhje ul koston e mirëmbajtjes dhe ul rrezikun e humbjes së të dhënave me softuer të avancuar për rigjetje.

LEXO EDHE:  Amazon nën hetim nga Komisioni Evropian për konkurrencë të pandershme

HP-UX 11I V3 dhe HP VIRTUAL SERVER ENVIRONMENT janë përshtatur për virtualizim kritik me përmirësim të kënaqshëm performace, optimizim të automatizuar, mbrojtje të përmirësuar dhe aftësi të thjeshtësuara menaxhimi.

HP VIRTUALIZATION ACCELERATOR SERVICES janë shërbime konsullore të reja të paracaktuara për planifikim, dizenjim dhe implementim të iniciativave të virtualizimit. Kjo prodhon një kthim të shpejtë të investimeve.

Mendoni përsëri … arkitektura e klientëve Bizneset mund të bëjnë virtualizimin e klientëve për të arritur seriozitet më të mirë, siguri dhe menaxhim të përmirësuar të përdoruesve të thjeshtë të kompjuterit. Kjo ul kostot e menaxhimit të klientëve dhe e përkrah atë duke rritur produktivitetin.

HP T5630, T5545, T5540 dhe T5145 Thin Clients të rinj, janë rezistentë ndaj goditjeve me HP DuraFinish dhe ofrojnë tipare të zgjeruara multimediale, aft ësi të përmirësuara komisioni, performancë më të mirë dhe përkrahje të përmirësuar menaxhimi.

HP PROLIANT XW460C BLADE WORKSTATION me Graphics Expansion Blade përkrah një numër të madh të aft ësive grafike me kartën e re grafi ke NVIDIA Quadro FX. Kjo ofron kompjuterizim më të sigurt, më lehtë të menaxhueshëm për tregti, sektorin publik, dizenjo të ndihmuar nga kompjuteri mekanik dhe segmente të gazit dhe naftës.

Përmirësimet e HP VIRTUAL DESKTOP INFRASTRUCTURE (VDI) përfshijnë planifikim të ri, shërbime për implementim të fillimit të shpejtë. Këto shërbime përcaktojnë nevojat e caktuara VDI dhe vlerat e bizneseve të lidhura, kështu që konsumatorët mund të implementojnë zgjedhje të caktuara. HP gjithashtu ka zbuluar se HP VDI i ri me Citrix XenDesktop është dizenjuar të pranojë çdo gjë nga pjesët më të vogla deri te implementimi i desktopëve të mëdhenj.

LEXO EDHE:  Tesla do të hedhë në qarkullim taksi robotë vitin e ardhshëm

“CITRIX READY” BLADE PC dhe pjesët e holla janë certifi kuar për përdorim me ambient Citrix XenDesktop. Ata ofrojnë përvojë të dedikuar për kompjuterë të dirigjuar një-në-një, në baza ekonomike të përparuara për punëtorët e ditur, duke kërkuar përkrahje për një gamë aplikacionesh dhe eksperiencë të pasur me grafika.

Burime shtesë Më shumë informacione rreth mundësive të virtualizimit nga HP, duke përfshirë edhe rekomandimet e konsumatorëve të HP-së rreth implementimeve të tyre virtuale, shkoni në www.hp.com/go/virtualize.

Lajmet e fundit>