Harduer

HP ka lançuar një laptop të ri që është i pajisur me sensorë për shenjat e gishtërinjve

Publikuar , 02 Dhjetor 2014
0
HP ka lançuar një laptop të ri që është i pajisur me sensorë për shenjat e gishtërinjve

HP_EliteBook_FolioKompania HP sapo ka lançuar një laptop të ri i cili është më i hollë dhe më i lehtë se Mac Book Air. Ai quhet EliteBook Folio 1020 dhe përdor sistemin operativ Windows 8. HP tha se ky laptop është dizenjuar për punonjësit e zyrave të cilët duan një kompjuter që mund të njohë shenjat e tyre të gishtrinjëve.

Ky laptop është brenda linjave që ne prisnim. Ai ka 8GB RAM, një SSD 128-256GB dhe mund të rezistojë në 9 orë bateri. Gjithashtu është i pajisur me një procesor Intel Core M, një lajm i mirë ky për ata që duan një laptop jo të zhurmshëm dhe që nuk nxehet shpejt. Është e rëndësishme të theksojmë se Folio 1020 vjen në dy modele të ndryshëm ku vetëm njëri prej tyre është më i lehtë se Mac Book Air. Versioni standard i Folio 1020 është pak më i rëndë, ka ekran 12.5 inç 1080 pixel dhe ka mbështetje për ekran me prekje. Ndërsa versioni special është më i lehti me 2.27 pound, ka një trup të përbërë me fibra karboni të ndërthura me magnez dhe litium, ekran 12.5 inç quad HD, por nuk ka një opsion touchscreen. Versioni standard do të jetë i disponueshëm në shkurt, ndërsa ai special në muajin prill.

Përsa i përket çmimit akoma nuk ka informacion, por ka të dhëna se të dy modelët do të kushtojnë pak më shumë se Mac Book Air. Nëqoftëse performanca e tyre rezulton e suksesshme këta laptopë mund të kthehen në rivalët më të fortë të Mac Book Air. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Laptopët e rinj të Huawei një alternativë për ata që nuk kanë buxhetin e Apple MacBook

Tags >

HPlaptop
Lajmet e fundit>