Biznes

HP kompleton kontratën me Palm, konfirmon Tablet me WebOS

Publikuar , 01 Korrik 2010
0
HP kompleton kontratën me Palm, konfirmon Tablet me WebOS

Blerja me vlerë prej 1.2 miliard dollarë që u shpalos me 28 prill dhe u përcoll me raporte dhe pritje se HP do të zgjerojë sistemin operativ përtej pajisjeve të dorës Palm Pre dhe Pixi, në linja të produkteve më të mëdha. Në deklaratën e saj të dhënë të enjten, HP deklaroi pikërisht lajmin për këtë temë: “Palm do të jetë përgjegjës për zhvillimin e softuerit WebOS dhe produktet harduerike të bazuara në WebOS, prej një smartphone të qëndrueshëm e deri tek produktet e ardhshme si PC të hollë dhe netbook”, thuhej në deklaratë.

HP ka shfaqur një tablet të quajtur Slate dhe që punon në Windows 7, në fillim të këtij viti në Panairin Ndërkombëtarë të Elektronikës Konsumuese. Qysh prej asaj kohe kjo kompani ka prezantuar detaje shtesë rreth pajisjeve të ardhshme por raportohet se ka lënë anash Windows 7 nga planet e saja.

Njësia biznesore Palm do të raportojë tek Todd Bradley, zëvendës presidenti ekzekutiv i Sistemit Grupor Personal të HP-së. Kompania ka thënë se kjo njësi do ta ndihmojë atë të garojë në një treg 100 miliard dollarësh të smartphone-ve dhe pajisjeve mobile të lidhura në internet.

Palm ishte një pioner për sa i përket biznesit të kompjuterëve të dorës, me pajisjet e saja Palm Pilot dhe me smartphone të linjës Treo. Por ajo mbeti prapa nën hijen e Apple, RIM dhe rivalëve tjerë, gjatë periudhës së gjatë të zhvillimit të WebOS dhe Palm Pre, që debutoi vitin e kaluar. Në shkurt, kompania bëri të ditur se po kërkonte një blerës, pasi që u bë e ditur se të hyrat e kompanisë ishin duke pësuar rënie.

LEXO EDHE:  Biznesmeni që bleu Telekom Albania nxjerr në shitje investimin e tij më të madh

Lajmet e fundit>