Harduer

HP luftë iPad Pro me tabletin 599 dollarësh Chrome OS Chromebook x2

Apr 10 2018
0 Shpërndarje
Tableti ka një tastierë, trackpad dhe laps stylus. Kombinuar së bashku me aksesorët, tableti peshon vetëm 1.4 kilogram dhe është 15.3 mm i trashë. HP luftë iPad Pro me tabletin 599 dollarësh Chrome OS Chromebook x2 Photo Source: Acer

Nëse preferoni të blini një tablet të madh, nuk do të gjenit më mirë sesa Apple iPad Pro 12.9-inç me një çmim marramendës.

Por tani një tjetër lojtarë ka hyrë në fushë dhe ai është Chromebook x2 me kosto prej 599 dollarësh.

Pajisja 12.3-inç e konvertueshme vjen me sistemin operativ Chrome OS për tabletët dhe është e dyta pas Acer Chromebook Tab 10.

Tableti ka një tastierë, trackpad dhe laps stylus. Kombinuar së bashku me aksesorët, tableti peshon vetëm 1.4 kilogram dhe është 15.3 mm i trashë.

Në brendësi do të gjeni një procesor të gjeneratës së 7-të Kaby Lake Core m3, 4GB RAM, 32GB memorie të brendshme, bokse stereo dhe bateri me 10 orë jetëgjatësi.

Ekrani ka rezolucion prej 2,400×1600 piksel, kamera frontale sensor 5 megapiksel dhe e pasme 13 megapiksel.

Tableti vjen me një portë USB-C, microSD dhe portë kufjesh 3.5 mm. Me çmim prej 599 dollarësh, tableti është më shtrenjtë sesa shumë Chromebook por kushton afërsisht sa një laptop Windows. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>