Biznes

HP ofron zgjidhje të reja për biznese

Publikuar , 02 Tetor 2009
0
HP ofron zgjidhje të reja për biznese

Ofertat e reja zgjerojnë portofolin e HP Total Care, i cili ndihmon SMB-të  në menaxhimin, mbrojtjen dhe rritjen e biznesit të tyre.

 “Duke investuar në aplikimet më të fundit informatike sot, bizneset e vogla dhe të mesme do të fitojnë një pozitë më të fuqishme për të shfrytëzuar mundësitë e rritjes dhe lulëzimit gjatë rimëkëmbjes së ekonomisë” pohoi Keti Chou, zëvendëspresident i strategjisë botërore të bizneseve të vogla dhe të mesme, pranë HP.

Përmirësim i sigurisë dhe menaxhim i rrezikut. Për rritjen e nivelit të sigurisë ne mbrojtje të të dhënave të bizneseve të vogla dhe të mesme  HP paraqet këto zgjidhje të reja: 

•    HP Total Care Business Risk Mitigation – Për përmirësimin e dukshëm të vlefshmërisë së sistemit ndërsa redukton rrezikun ndaj sigurisë së të dhënave duke ofruar konfigurim të personalizuar të serverëve, depozitimit të të dhënave, networking si dhe produkte sigurie.
•    HP StorageWorks X500 Data Vault Series – Për një menaxhim të përballueshëm të të dhënave, qe u lejon bizneseve të vogla të qëndrojnë konkurrues në treg duke përmirësuar mbrojtjen e të dhënave të biznesit dhe duke automatizuar formatimin e sistemit.   Ky aplikim i mundëson bizneseve të vogla me deri ne10 kompjuterë të ruajnë informacionin në një zonë qendrore dhe shpërndajnë thjeshtësisht dosjet me të dhëna pavarësisht nga vendndodhja e punonjësit.  Gjithashtu pronaret e bizneseve mund të kursejnë para fale çmimit të ulët të këtij aplikimi, i cili kushton 22 përqind me lirë se aplikime të ngjashme ne treg. 
•    HP StorageWorks X3000 Network Storage Systems High Availability Bundles – Për të maksimizuar përditësimin e të dhënave,  ndërto dhe harduer dhe softuer në një  zgjidhje efikase të depozitimit të skedarëve dhe të dhënave të aplikuara. 
Për të ndihmuar konsumatoret të kursejnë para, të qëndrojnë produktivë dhe të menaxhojnë dobësitë në sigurinë e rrjetit, HP prezanton:
•    HP ProCurve 1810G Switch Series – qe sjell rendiment me të larte administrues. Ky aplikim  mundëson përballimin e lidhjeve në madhësi gigabit të cilat mund të konfigurohen dhe mirëmbahen pa qenë nevoja për një staf të gjere dhe të specializuar. Ky aplikim i ofron konsumatoreve shpërndarje fleksibele të  aplikimeve.
•    HP ProBook 5310m Notebook PC – nje laptop me kosto të përballueshme, me peshe të ulet dhe performancë të larte. HP ProBook 5310m Notebook PC është laptopi me i holle ne bote 2,4 cm dhe 1.67 kg. Bateria qëndron për 8 ore , ekran LED, HD, 13.3-inch.  HP QuickWeb u mundëson përdoruesve të  hynë ne ueb edhe ne kohen kur laptopi është i mbyllur.

LEXO EDHE:  Startupi Kinez parakalon Uber për tu bërë startupi më me vlerë në botë

Për biznese të vogla dhe të mesme qe duan të zgjerohen ndërkohë që minimizojnë ndikimin e tyre ne mjedisin përreth, HP paraqet zgjidhje të reja printimi dhe  marketingu online.

Seria e printerëve HP Color LaserJet Professional CP5220 ofron cilësi të pakrahasueshme të printimeve dhe punës në rrjet dhe kosto të përballueshme për bizneset e vogla. Ky është printeri i pare që ofron teknologjie HP Auto-Off, një  teknologji lider ne industrinë e printerëve qe sinjalizon automatikisht ne rastet  kur nuk ka aktivitet printimi dhe automatikisht përshtat parametrat ne fuqi.

•    Për tu ardhur ne ndihme bizneseve të vogla dhe të mesme HP mundëson sistemin e printimit HP LaserJet.
•    Për të ndihmuar bizneset e vogla për tu lidhur me mire me klientët e tyre, HP ka hedhur ne treg një version të ri të MarketSplash nga shërbimi HP web.
•    HP dhe Yahoo! janë bashkuar për të ndihmuar bizneset  e vogla ne Shtetet e Bashkuara të krijojnë një identitet koheziv përmes funksioneve të ndryshme të marketingut online ose jo online. Nëpërmjet Studios Kreative HP dhe

HP Total Care ne bashkëpunim me portofolin e biznesit Yahoo, konsumatoret mund të përfitojnë oferta speciale të web hosting, mundësinë e shërbimeve të specializuara të dizajnit nga Logoworks HP për krijimin e një faqeje interneti profesionale.  

Ofertat e reja 

Se fundmi, Hp ka rritur ofertat ekzistuese të  SMB nëpërmjet partnereve të saj channel partners,  duke përfshire produktet për kanalet individual, programet për Menaxhimin e shërbimeve të Printimit te kanaleve kryesore dhe zgjidhjet e certifikuara  HP, të cilat mundësojnë qe SMB-të të konkurrojnë sa me mire në treg. 

Lajmet e fundit>