Harduer

HP Omni Pro 110 është produkti i ri për biznese

Publikuar , 07 Mars 2011
0
HP Omni Pro 110 është produkti i ri për biznese

Njësia e re “Të-Gjitha-Në-Një” ofron të gjitha aftësitë e nevojshme për produktivitet dhe përpunim të detyrave të shumta për një përdorues të zakonshëm të nivelit të biznesit, e në anën tjetër gjithashtu eliminon rrëmujën e panevojshme nga tavolina, meqenëse dizajni i tij është i tillë që nuk ka nevojë për shtëpizë të ndarë.

Kombinuar me një monitor atraktiv, tavolina nuk do të jetë aq e ngarkuar dhe gjithashtu do të ofrohen të njëjtat kombinime dhe veçori sikurse për një desktop PC. Omni Pro 110 veçohet me një ekran 20 inç (anti-glare) që ka rezolucion 1,600 x 900 piksela, dhe që është në gjendje të lëshojë video në format 720p. Përdoruesit mund të përzgjedhin konfigurime të ndryshme, përfshirë procesor Intel Pentium ose Intel Core 2 Duo, deri në 4GB RAM, dhe hard disqe me kapacitet deri në 1TB.

Në dizajnin “Të-gjitha-në-një” janë të integruara veçoritë për rrjet dhe bashkëpunim, kartela për wireless 802.11 b/g/n, ueb kamera, altoparlantët dhe një mikrofon. Gjithashtu përdoruesit do të gjejnë edhe një LightScribe DVD Writer, një lexues 6-në-1 për kartela të memories dhe një përzgjedhje të sistemeve operative si Windows 7, RedFlag Linux dhe FreeDos.

Omni Pro 110 do të veçohet gjithashtu edhe me menaxhim të energjisë, dhe me softuerin opsional HP Power Assistant që do të reduktojë shpenzimin e panevojshëm të energjisë. Omni Pro 110 gjithashtu ka versione të kualifikuara me Energy Star.

Omni Pro 110 do të paraqitet në treg me një çmim prej 640 dollarë dhe do të mund të porositet nga ueb faqja e HP-së, ndërsa vlen të theksohet se pavarësisht se ka dizajn “të-gjitha-në-një” ai do të mund të avancohet dhe riparohet me pjesë me shumë pak mundim. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple tërheq nga tregu modelet "low-cost" të MacBook

Lajmet e fundit>