Harduer

HP përditëson laptopin e lojërave Omen 15

Publikuar , 09 Janar 2019
0
Dizajni fizik nuk është shumë ndryshe nga Omen 15 i cili debutoi në mesin e 2018-ës edhe pse HP përmirësoi llojet e portave. HP përditëson laptopin e lojërave Omen 15

HP e nisi 2019-ën me një model të përmirësuar të HP Omen 15. Laptopi i lojërave ka ekran 15-inç 1080p G-Sync me frekuencë deri në 240Hz.

Omen 15 vjen me procesor 2.2Ghz gjashtë bërthama Intel “Coffe Lake” Core i7-8750H, 16GB RAM dhe kartën grafika Nvidia GeForce RTX 2070 Max-Q me “ray-tracing.”

Dizajni fizik nuk është shumë ndryshe nga Omen 15 i cili debutoi në mesin e 2018-ës edhe pse HP përmirësoi llojet e portave.

Nuk ka një datë ekzakte debutimi por HP Omen 15 do të kushtojë 1,369. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  POLED vs AMOLED – diferenca midis dy teknologjive OLED

Tags >

HPHP Omen
Lajmet e fundit>