Harduer

HP po përgatit një laptop që përdor sistemin Android

Publikuar , 29 Prill 2014
0
HP po përgatit një laptop që përdor sistemin Android

HP është duke iu bashkuar Lenovo-s në një “botë të çuditshme” me laptopë që kanë hp.0_standard_640.0Android. Kompania ende nuk e ka lajmëruar zyrtarisht laptopin SlateBook 14, por e ka paraqitur shkurtimisht në uebfaqen e saj së bashku me një video që i paraqet veçoritë kyçe të pajisjes.

Gjëja më e rëndësishme është që SlateBook ka qasje të tërësishme në Google Play, kështu që çdo aplikacion që tashmë e keni blerë dhe shkarkuar në një smartfon ose tablet që ka Android duhet të punojë këtu. HP thotë që SlateBook 14 e rrit produktivitetin e Android-it falë një ekrani prej 14 inç me 1080p dhe tastierë në ekran të plotë.

Laptopi përfshin po ashtu teknologjinë Beats, që duhet t’i ndihmojë atij që të lëshojë audio të zëshme dhe të fuqishme. HP ka 2GB RAM dhe 16GB disk të brendshëm. Por pasi është një Android dhe jo një Chromebook, mund të mos ofrohet oferta bujare e ngarkesës në cloud në Google Drive që vjen me shumë pajisje të atilla.

Kështu që lind pyetja: pse ekziston ky produkt? Përveç tasteve të posaçme për t’iu qasur ekranit fillestar dhe aplikacioneve të fundit, ende nuk e dimë se çfarë rregullime ka bërë HP. Në shikim të parë, SlateBook 14 duket si një tablet i madh që përdor Android me një tastierë të përshtatshme që është vendosur në të.

Kështu që me shumë mundësi ofron një përvojë më të mirë të të shkruarit se sa tabletët e rregullt, por a është kjo gjë e mjaftueshme? Në varësi nga çmimi i tij, kombinimi do të mund të ishte atraktiv për disa njerëz.

Por është e vështirë të paramendohet SlateBook-u i cili mund të tërheq shumë vëmendje, posaçërisht pasi Google tashmë është përqendruar në formimin e një emri përfaqësues të Chromebook-ëve në këtë treg.

LEXO EDHE:  HP përditëson laptopin e lojërave Omen 15

HP tashmë është duke ndihmuar kompaninë në atë përpjekje. Por SlateBook 14 është sigurisht unik dhe bart një dizajn të këndshëm dhe mbetet të presim për të parë më tepër për të. Çmimi dhe data e lëshimit do të jenë një fillim për të kuptuar më tepër për këtë laptop. (PCWorld Albanian)

Tags >

HPlaptop
Lajmet e fundit>